Çiftet që mbajën një lidhje në distancë kanë një ndjenjë më të fortë për njëri-tjetërin sesa ata që jetojnë bashkë. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti I Hong Kongut që hedh poshtë frazën “larg syrit,larg zemrës”.
Crystal Jiang, asistente në këtë universitet, tha për ‘Today’: “Vëzhgimi ynë na ka nxjerrë në përfundimin se personat që janë larg njëri-tjetrit kanë më shumë afrimitet emocional se ata që kanë partnerët pranë.”
“Njerëzit që kanë partnerin larg nuk duhet të mërziten pasi lidhje të tilla nuk janë të destinuara të dështojnë”, shton Jiang.
Ekspertët thonë se largësia bën që partneri të idealizohet dhe të mos e shohësh realitetin siç është, realitet që vjen ndryshe kur jetohet në të njëjtin apartament. P.K