Dita Boterore e Luftes kunder SIDA-s 65 raste te reja per 2011-n

Dita Boterore e Luftes kunder SIDA-s, 65 raste te reja per 2011-n
1 dhjetori shënon Ditën Botërore të Luftës kundër SIDA-s. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat në lidhje me numrin e të prekurve të rinj, i cili rezulton numri më i lartë ndër vite. Sipas ISHP-së, gjatë këtij viti në Shqipëri janë diagnostikuar 65 raste të të sëmurëve me SIDA. 48 prej tyre janë meshkuj, 17 femra, ndërsa 3 janë fëmijë. Në Shqipëri, numri total i të sëmurëve me SIDA që nga zbulimi i rastit të parë e deri sot ka arritur në 478. Nga këta, 92 prej tyre kanë humbur jetën. Sipas specialistëve të shëndetit publik, numri i të prekurve është më i lartë, pasi shumë prej të infektuarve refuzojnë të bëjnë analizat, ndërsa të tjerë nuk e dinë që mund të jenë prekur pasi simptomat e sëmundjes nuk shfaqen për njëfarë kohe.a

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama