Dita Nderkombetare kunder Kancerit apel per trajtimin

Dita Nderkombetare kunder Kancerit, apel per trajtimin
Sot është Dita Ndërkombëtare e Kancerit, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen në zbulimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes.Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit vlerësojnë se rreth 1.5 milione jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse merren “masa vendimtare” për luftimin e kancerit.

Ekspertët thonë se njerëzit mund të rrisin shanset për shmangien e sëmundjes nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbi peshë, bejne aktivitet sportiv çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pinë sasi të kontrolluar të alkoolit.Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri ka marrë rreth 7.6 milionë jetë në vitin 2008. Shumica e vdekjeve janë konsideruar të parakohshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama