TIRANË, 8 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka deklaruar se në Ditën e Rinisë, me 8 dhjetor, do të mbahet një konferencë kombëtare, ku 200 te rinj do të bëhen pjesë e administratës publike.
Ministri Klosi ka marrë pjesë te dielen në aktivitetin e organizuar nga Qendra Rinore ne Tirane për nismën e aktiviteteve në Ditën e Rinisë, 8 dhjetori dhe prezantoi nismën e 25 aktiviteteve nga 8 -25 dhjetor.
Klosi në fjalën e tij tha se "Nisma jonë me ndihmën e bashkisë së Tiranës do të marrë një rol shumë të madh e do të jetë në një ditë kulmore, ku rinia të festojë dhe të gjejë veten në ditën e saj, që ne do ta përcaktojme si ditë kulmore për rininë. Duhet që ne të diskutojmë dhe të kemi mundësi që në 25 ditë aktivitetet të kulmojnë në të gjithë vendin. Ne kemi prezantuar me ndihmën e Qendrës Rinore dhe shoqatave për rininë disa postera për aktivitetet, të cilat duhet t'i përdorim jo vetëm për idete, por edhe në një garë përzgjedhje. Të gjithë, me te gjitha mundësite që keni, nëpërmjet debatit rinor, mundet që këto pesë logo t'i vemë në diskutim deri ne datën 8 dhjetor qe te kemi mundësine të përcaktojmë logon fituese, prandaj ju ftoj që në faqet e profilit tuaj në Facebook të jetë çdo debat rionor, çdo koment, se cila nga pesë logot përfaqëson më mirë rininë".
"Me 8 dhjetor do të bëjmë një aktivitet të madhe dhe do të diskutohet se si rinia do të bëhet pjesë e administratës publike. Ne me datën 8 dhjetor, përvec aktiviteteve të kolegve të Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Tiranës, do të bejmë nje konferencë të madhe kombëtare, ku 200 të rinj të përzgjedhurn nga 1500 kandidate, do të bëhen pjese e administratës publike shqiptare. Pra, ne jo vetëm do të bëjmë diskutime, por do të tregojmë se si administrata publike shqiptare është vendi i të rinjve dhe të gjithë bashkë te jemi për një Shqipëri që ka nevoje për të rinjtë dhe ju të jeni bashkë me ne për ndertimin e Shqipërisë që duam", tha Klosi. /a.ke/