Dita e Veres festime ne kryeqytet

Dita e Veres, festime ne kryeqytet
Dita e Verës fesohet në Tiranë me një varg aktivitetesh. Festa hapet në orën 10.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me këngët dhe vallet e ansamblit “Tirana”. Pas saj akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojne fëmijët e pranishëm përgjatë gjithë bulevardit kryesor. Sipas axhendës së festimeve, publikuar që një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës, në lulishten e “Vëllezërve Frashëri” do të jenë një qoshe për kureshëtarët e librave dhe të apasionuarit pas muzikës klasike. Me tej, në urën e madhe, do të performojnë këngëtarë e grupe të njohura të muzikës moderne. Për arsye të festimeve për Ditën e Verës, sot bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i bllokuar, ndaj Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve si dhe mbështetjen e Policisë Rrugore, për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama