Dita me e merzitshme e shekullit XX 11 prill 1954

Dita me e merzitshme e shekullit XX: 11 prill 1954
Ka ditë kur nuk ndodh asgjë dhe mërzitja mbizotëron, gazetat nuk kanë asgjë për të shkruajtur dhe bota duket sikur është në gjumë. Por në historinë botërore, eksiston një ditë e tillë që ka mundur gjithë të tjerat, të paktën sipas shkencëtarëve të Kembrixh: është 11 prill 1954, një ditë e diel. Sipas algoritmit të “True Knowledge”, sistemi i zbatuar nga universiteti britanik, ka vërtetë pak për të treguar.

Atë ditë mbaheshin zgjedhjet politike në Belgjikë, po përgatitej një grusht shteti në distriktin indian të Janamit, ndërsa mes lindjeve dhe vdekjeve të personave të famshëm lindi profesor Abdullah Atalar, që sot jep mësim në Turqi. Për pjesën tjetër, mes 300 milionë ngjarjeve, marrëveshjeve, lindjeve dhe vdekjeve që janë marrë në shqyrtim nga “True Knowledge”, nuk ndodhi asgjë tjetër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama