Praktikisht ditari është një burim i gjerë informacionesh mbi periudhën e shtatzënisë dhe tregon pak a shumë datën se kur do të lindë bebja. Libri është publikuar në datën 1 tetor dhe të gjitha gratë shtatzëna mund ta blejnë nëse janë të interesuara.
Kështu, femrat shtatzëna mund të mësojnë të gjitha opsionet e mundshme të kujdesit për shtatzëninë, lindjen, stilet e rekomanduara të jetës, veprimet për mbrojtjen dhe parandalimin, si dhe të drejtat që lidhen me amësinë dhe atësinë. Veç të tjerash, ditari përmban 14 këshilla për analizat bazë, të cilat do të përdoren më vonë në laboratorët dhe klinikat shtetërore.
Së fundmi, disa lindje, të treguara nga një simbol tradicional, do të jenë në dispozicion të operatorëve për regjistrimin e të dhënave klinike dhe transferimin e informacioneve për kujdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës. Në rastin e shtatzënisë me rrezik ose patologjike, jepen këshilla specifike dhe aktualisht të disponueshme për gjendjen klinike.
"Vendimi për ta botuar këtë libër nga njëra anë lindi për të ndihmuar femrat dhe çiftet e reja të bëjnë një zgjedhje të vetëdijshme dhe serioze, siç është lindja, duke u ofruar mundësi për të përdorur një mjet të plotë informues, dhe nga ana tjetër për të lehtësuar operatorët e shërbimit, të cilët marrin përsipër të ndihmojnë shumë gra shtatzëna. Gjatë një shtatzënie, organet e nënës duhet të kryejnë një punë të dyfishtë, për veten e saj dhe për beben që po rrit, kështu që i nevojitet edhe një furnizim i dyfishtë. Kjo gjë lejohet nga një rritje e fuqisë së zemrës dhe e volumit të gjakut deri në 50% të saj. Frekuenca e rrahjeve të zemrës rritet me 20-30 rrahje në minutë. Progesteroni, një hormon i lëshuar me shumicë gjatë shtatzënisë, në periudhën e fundit të saj rrit edhe numrin e frymëmarrjeve. Libri ‘Ditari i shtatzënisë‘" standardizon metodat e kujdesit dhe mbledhjen e të dhënave klinike, duke e bërë më të lehtë periudhën e shtatzënisë", thotë Mercedes River, drejtoreshë dhe gjinekologe në një prej materniteteve të Kalabrisë.
Në këtë fazë të parë, libri "Ditari i shtatzënisë" do të shpërndahet në 20 mijë kopje, të nevojshme për mbuluar nevojat deri në mars të vitit 2010. Në vazhdim do të jenë kompanitë shëndetësore ato që do t‘i ofrojnë shtypit botimin e adresave dhe numrat e saktë telefonikë.
Për të ndihmuar të gjitha femrat, edhe ato të huaja, libri është përkthyer në pesë gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht dhe rumanisht, duke bërë kështu të mundur të kuptuarin e përmbajtjes.
"Libri ‘Ditari i shtatzënisë‘ mund të përdoret falas në të gjitha konsultoret ose klinikat mjekësore, pikërisht sepse duam që të gjitha femrat, edhe ato që zgjedhin si alternativë shërbimet publike, duhet të kenë të njëjtat mundësi. Deri disa vite më parë, marrja e shërbimeve dhe informacioneve nuk ishte e barabartë, kjo edhe për shkak të izolimit territorial të disa zonave të vendit. Ky libër është një garanci e drejtësisë. Ashtu sikurse nënat sakrifikojnë qenien e tyre gjatë shtatzënisë vetëm për t‘u përmbushur kërkesat bebeve, ashtu edhe trupi i tyre sakrifikon të gjitha lëndët ushqyese për t‘u ofruar shëndet dhe zhvillim foshnjave të tyre. Fatkeqësisht, dietat për gratë shtatzëna janë shpesh aq të varfra nga aspekti ushqyes, saqë edhe sakrifica nuk garanton ushqimin e duhur për foshnjën e palindur. Fatmirësisht, janë disa këshilla që nëse nënat u përmbahen gjatë shtatzënisë, do i ndihmojnë ato, ashtu si dhe foshnjën, që të jenë të shëndetshëm dhe vitalë. Veçanërisht ndihmojnë nënat të kenë dhe të kalojnë një shtatzëni të lumtur dhe mbi të gjitha të shëndetshme", thotë Eleonora Artesio, këshilltare e shëndetësisë.
Gazeta Shqip