Dite e keqe? Mund te kesh fat

Dite e keqe? Mund te kesh fat
 Keshtu i ka ndodhur nje pronari dyqani lulesh te falimentuar ne Sidney, Australi. Brian Tapp 58-vjec po shkonte ne dyqan per te mbledhur gjerat e fundit te mbetura atje, kur papritur pa nje portofol. Tapp pasi pa c'kishte brenda mendoi se duhet te gjente sa me pare te zotin, pasi aty ndodhej nje pasaporte. Pronari i pasaportes, Adam Morison, pas nje ore e gjysme duhej te nisej per pushime ne Bali. Po kthehej ne shtepi i merzitur pasi kishte humbur mundesine per t'u nisur per udhetimin e shumepritur.

 Po zemra e nje njeriu bujar shihet ne kesi rastesh. Keshtu Brian beri c'ishte e mundur ta gjente te zotin e portofolit ne nje kohe rekord. Mori ne telefon kompanine ajrore, e cila nga ana e saj njoftoi Adam per gjetjen e portofolit dhe pasaportes brenda tij. Adam u nis ne kohe per pushime, Brian ishte i lumtur se beri mire...ndersa dyqani i luleve po shkon per mrekulli! "Nuk e bera per dyqanin. Une urrej qe te me humbin gjera, ndaj u vura ne vend te Adam", thote Brian per "Sidney Morning Herald".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama