Tirana ka zyrtarizuar sot dy afrimet e reja për këtë sezon, duke konfirmuar se Afrim Taku dhe Ansi Nika do të jenë pjesë e bardhebluve.
Në fakt, Taku ka qenë edhe më përpara pjesë e Tiranës, ku është kthyer pas disa muajsh qëndrim në SHBA. "Futbollisti 26-vjeçar ka nënshkruar në ambientet e klubit një kontratë 1-vjeçare dhe ka pozuar më pas me fanellën bardheblu si dhe me shallin e Fanatics, duke qenë se është pjese e tifozëve bardheblu.
Taku është produkt i Tiranës dhe është pjesë e bardhebluve prej vitit 2008. Në sezonin e fundit u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'u rikthyer sërish në shtëpi. 26-vjecari luan si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor qendre dhe për trajnerin Ilir Daja është një lojtar shumë i rëndësishëm për projektin e sezonit të ri", shkruhej në njoftimin e klubit.
Ndërkaq, Nika vjen te bardheblutë pas një sezoni me ulje-ngritje në radhët e Kukësit. Mesfushori kishte gjetur prej kohësh akordin me ekipin kryeqytetas, por vetëm dje ka hedhur firmën në kontratën dyvjeçare.
"Mesfushori luan në dy krahët e mesfushës dhe është vetëm 25-vjeç. Afrimi i tij te bardheblutë është një vlerë e shtuar për sezonin e ri", shkruhej në njoftimin e Tiranës.