Ditelindja e Mbretereshes festohet ne Tirane

Ditelindja e Mbretereshes, festohet ne Tirane
Ditëlindja e monarkes britanike Elisabeta II, është festuar edhe në Shqipëri. Në fakt mbretëresha Elisabeta e II ka lindur më 21 Prill por ditëlindja e saj festohet në një prej javëve të muajit qershor për arsye të motit në mënyrë që britanikët ta festojnë ditëlindjen në kohë me diell. Ambasada e Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me Këshillin Britanik, ka zgjedhur një ekspozitë me foto të realizuara nga Shqipëria e viteve 1990 nga fotografi Martin Parr. I shoqëruar nga bashkëshortja kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishin pjesë e ceremonisë, ku në një moment kryeministri është ndalur duke shtrënguar duart edhe me deputetin Kastriot Islami.

Fiona Mcllham tha se "nuk mund të mendonim një mënyrë më të përshtatshme për të festuar Ditëlindjen e Mbretëreshës në Shqipëri. Imazhet e sjella nga Martini nga Shqipëria e vitit 1990 sjellin një kujtim të fortë të transformimit dramatik të këtij vendi”. Martin Parr është një prej emrave më të njohur të fotografisë britanike i cili fikson nëpërmjet aparatit fototografik aspekte kritike të jetës në të gjithë botën. Parr thotë se gjatë qëndrimit të tanishëm pa një Shqipëri të ndryshuar të cilën dëshiron ta fotografojë përsëri. Shprehja “një foto vlen sa njëmijë fjalë”, në këtë rast me fotot e Martin Parr marrin një vlerë të shumfishtë, atë të dokumentimit  të një pjesë të historisë së vëndit tonë, parë nga teleobjektivi një britaniku.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama