Diten e hene nje asteroid do te preke Token

Ditën e hënë një asteroid do të prekë Tokën
Është zbuluar vetëm pak ditë më parë nga një teleskop në Nju Meksiko dhe të Hënën që vjen asteroidi “do të prekë Tokën”. Me pak fat segmenti hapësinor më i madh se një autobus do të mund të shikohet me një teleskop. Shkencëtarët e NASA-s deklaruan se nuk ka asnjë rrezik për planetin tonë, e megjithatë pritet që asteroidi të afrohet 12 mijë km.  Sipas llogaritjeve që janë bërë nga një program i NASA-s asteroidi do të kalojë relativisht shumë pranë tokës. Rreth orës 19: 00 do të jetë afrimi maksimal i asteroidit me planetin tonë. Megjithatë kjo ngjarje do të mund të shikohet vetëm nga disa vende të Amerikës dhe Azisë.

“Nuk ka asnjë rrezik për planetin tonë, edhe nëse asteroidi do të futet në atmosferën e tokës do të jetë pothuajse e pamundur përplasja e tij në tokë” kanë specifikuar shkencëtarët e NASA-s.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama