Ditmar Bicaj largohet nga Shqiperia firmos perseri me nje klub iranian

Ditmar Bicaj largohet nga Shqipëria, firmos përsëri me një klub iranian

Mbrojtësi Ditmar Bicaj i ka dhënë përfundimisht lamtumirën Partizanit dhe kampionatit shqiptar të futbollit, duke u transferuar në Iran. Futbollisti 27 vjeçar ka firmosur dje me klubin e Machine Sazi që luan në Persian Gulf Pro League.

13617568_10208854967508063_1942878942_n

Bicaj ishte prej kohësh në kërkim të një skuadre, pasi kishte ndërprerë marrëdhëniet me Partizanin që kur pati një mosmarrëveshje publike me ish-trajnerin Andrea Agostineli. Futbollisti kontaktoi me disa skuadra të ndryshme në kampionatin shqiptar, ndërsa u përfol edhe për një kthim të tijin te të kuqtë.

Por në fund ai ka zgjedhur t'i bashkohet Machine Sazi, në një kampionat të cilin e njeh mirë pasi në vitin 2014 ka luajtur për rivalët e kësaj skuadre në qytetin e Tabriz, Tractor Sazi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama