Policia e Shtetit fale një superoperacion të zhvilluar në orët e pasdites së sotme ka bllokuar një avion në Divjakë të Lushjes. Burime nga policia bëjnë me dije se piloti i avionit të bllokuar është një shtetas italian, ndërsa dyshohet se avioni transportonte lëndë narkotike.
Pas pak pritet që vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të dalë në një konferencë për mediat, ku pritet të zbardhë dhe detaje mbi operacionin.
Pas pak pritet që Ministria e Brendshme, të dalë në një konferencë për mediat, ku pritet të zbardhë dhe detaje mbi operacionin.
Prej ditësh Partia Demokratike ka nisur një seri akuzash për Forcat e Armatosura në lidhje me trafikun e drogës. Fillimisht ata ngritën disa pyetje për Ministren dhe Kryeministrin, më pas e ashpërsuan gjuhën për të arritur te dita e djeshme ku në mënyrë konkrete thanë se nga aeroporti i Gjadrit dhe Divjakës është ngritur avion ushtarak me lëndë narkotike.