“Zakonisht behet fjale per persona qe kalojne kriza moshore, te moshes 40 vjecare, qe nuk e shohin seriozisht formen e divorcit, qe konsiderohet si rrugezgjidhje. Megjithate, divorci nuk eshte opsion i keq, pasi eshte me mire te kete divorc se sa te kemi vrasje ne familje, perdhunime, etj”, deklaron psikologia Jorida Rustemi. Psikologet e gjykatave saktesojne se divorci ne keto cifte qe kane mbi 15 vjet martese vjen pasi grate nuk durojne me dhunen fizike dhe psikologjike te burrit, ose per shkak te nje personi te trete. “Ne rast se cifti has ne probleme te tipit te te jetuarit larg, atehere ndikohet per divorc. Kjo, pasi njeriu ka nje lloj te te menduarit me teper per veten. Motive te tjera jane edhe dhuna fizike dhe psikologjike qe burrat ushtrojne ndaj grave”, pohon Rustemi. Divorcet po rriten me shpejtesi, por per psikologet eshte me mire qe nje marredhenie qe nuk funksionon te perfundoje. Por ne te dyja rastet viktima te ketyre marredhenieve jane femijet.