Divorci eshte nje semundje ngjitese. E kishit menduar ndonjehere? Me siguri qe jo. Te kesh nje mik, te afert ose koleg qe divorcohet, rrit ne menyre te befasishme mundesine qe nje çift te ndahet, sipas nje studimi shkencor te publikuar keto ditet e fundit. Me pak fjale, rrefejne autoret e kerkimit, divorci eshte “ngjites”: njelloj si nje virus. I zhvilluar nga sociologe dhe psikologe te tre universiteteve te rendesishme amerikane (Harvard, Broun dhe Universiteti i Kalifornise), studimi ka dale ne perfundimin se divorci i nje miku te ngushte apo nje te afermi, rrit me 75 per qind mundesine e divorcit tek ata qe i njohin.
Nga ana tjeter, divorci i nje “mikut te mikut”, te nje te njohuri, rrit mundesine per t’u divorcuar me 33 per qind. Prezenca e femijeve ka nje efekt moderues mbi kete forme “kontaminimi social”, ashtu siç e pershkruajne mjeket amerikane: influenca e nje divorci ne rrethin e ngushte te miqve reduktohet ne proporcion me numrin e femijeve qe ka ne çift. Me pak fjale, sa me shume femije te kete, aq me i vogel eshte efekti te shohesh miqte dhe koleget te ndahen. Divorci nuk ka nevoje te ndodhe afer per te kontaminuar: edhe fundi i nje martese te ndodhur mijera kilometra larg ne distance, por nga nje çift miqsh apo te afermish, mund te te shtyje te sillesh ndryshe. Studiuesit amerikane i kane bazuar keto perfundimet nga statistikat e nxjerra prej nje grupi te madh personash te dy sekseve per 32 vjet.
“Divorci duhet studiuar dhe kuptuar si nje fenomen kolektiv qe shtrihet pertej atyre qe perfshihen direkt”, mbyllet perfundimi i rezultatit te kryer nga Rose Mcdermott, James Fowler dhe Nichiolas Christakis, docente te sociologjise dhe psikologjise ne tre universitete prestigjioze amerikane. Duke e komentuar kete dukuri, nje gazete britanike, “Observer”, gjen nje aplikim te menjehershem te teorise ne nje grup te njohur miqsh: “Primrose Hill set”, grupi i aktoreve, kengetareve dhe njerezve te famshem, te gjithe te martuar, qe jetojne ne lagjen e modes ne Primrose Hill ne Londer. Jude Law dhe Sadie Frost, Noel Gallagher dhe Meg Mathews, Liam Gallagher dhe Patsy Kensit, “kishin gjithçka, ishin te pasur, te bukur, te famshem dhe miq te mire”, shkruan e perjavshmja britanike, megjithate sot asnje prej tyre nuk eshte me çift. Liam Gallagher dhe Meg Mathews u ndane ne vitin 2001, Jude Law dhe Sadie Frost ne 2003.
Sigurisht eshte i njohur fakti se te famshmit divorcohen me shpesh. Por teoria e “divorcit ngjites” gjen nje tjeter konfirmim ne sjelljen e shume çifteve te martuara qe kur dikush nga miqte e tyre ndahet, nderpresin çdo lloj raporti me te divorcuarit dhe ne pergjithesi mendohen mire para se te ftojne per darke beqare te divorcuar. Deri tani mendoj se ky vendim ndiqej per te mos pasur nje shembull te keq. Tani eshte e qarte: kerkojne deshperimisht te evitojne kontaminimin.
Traumat
Trauma e nje divorci nuk harrohet lehte: nje ndarje nuk le vetem shenje ne nivel psikologjik dhe ekonomik, por sjell me vete edhe shqetesime e probleme fizike, shpesh shume te rendesishme. Ky eshte perfundimi i nje studimi amerikan, realizuar nga Universiteti i Çikagos dhe i publikuar ne "Journal of health and Social Behaviour", nga i cili ka dale se divorci ka nje efekt shkaterrues mbi shendetin e ish-bashkeshorteve, qe nuk rifitohet as kur ia nisin nga e para me nje partner te ri.
Specialistet thone se grate jane ato qe preken me shume nga semundjet e divorcit dhe kryesisht nga dhimbjet e kokes. Kjo dhimbje prek nje nder kater gra dhe nje nder 12 burra dhe per shume njerez ne bote eshte nje arsye e forte per t‘u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshes 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen edhe femijet. Njerezve qe u dhemb koka ne menyre kronike, ashtu si specialistet, e dine shume mire se keto dhimbje nuk largohen kollaj, nese per nje kohe te gjate eshte abuzuar me ilaçe te llojeve te ndryshme per te gjetur qetesi. "Grate qe e perjetojne keq divorcin, preken me shpesh nga kjo lloj semundje. Mesatarisht atyre u dhemb koka rreth 2 ose 3 here ne jave, por nuk perjashtohen rastet kur vuajne nga dhimbja kronike dhe e perditshme e kokes.
Burrat jane ne te forte ne kete aspekt. Ata preken me shume nga semundjet kardiovaskulare dhe perqindja e vdekjeve nga infarkti te te divorcuarit eshte me e larte", shpjegojne specialistet. Po ashtu, nje tjeter shqetesim perben edhe tensioni i larte i gjakut per te dyja palet. Si te burrat, ashtu dhe te grate e divorcuara, vihej re nje rritje e tensionit te gjakut, qe lidhet ne menyre te drejtperdrejte me stresin e tepert. Sipas shkencetareve amerikane, e vetmja menyre per te mos e demtuar shendetin eshte ajo qe te kemi nje lidhje te gjate e te lumtur. Perndryshe, nje eksperience martesore negative dhe problematike çon ne menyre te pakthyeshme ne çrregullime psikofizike. Per shembull, per shume vite me radhe studimet kane treguar se ata qe jane beqare, kane nje rrezik me te vogel per t‘u semurur ne menyre serioze dhe si ata, edhe personat qe kane fatin te jetojne per gjithe jeten ne krah te njerezve te duhur.
Per gjithe te tjeret keshilla e eksperteve eshte: "Te punosh shume, deri sa martesa funksionon dhe ka jetegjatesi, me kusht qe kjo te mos jete nje lidhje shkaterruese". Christine Northan, pergjegjese e "Relate", organizata kryesore britanike qe i dedikohet keshillimit per çifte, shpjegon se nese njerezit kane nje martese te lumtur, jane me te shendetshem. Shume rralle kane probleme me shendetin dhe vdesin me pak nga semundjet e zemres, sidomos infarkti.
Kush zgjedh te martohet per here te dyte pas nje divorci, eshte e detyrueshme ta zgjedhe me kujdes partnerin dhe t‘u qendroje larg njerezve qe ne çfaredolloj menyre te kujtojne lidhjen e vjeter. Sipas nje studimi te Universitetit te Virxhinias, faktori me i rendesishem per "lumturine martesore" te grave eshte ai qe bashkeshortet te perfshihen ne emocionet e tyre dhe kjo eshte madje edhe me e rendesishme se sa ndarja e detyrave. Sipas shkencetareve amerikane, e vetmja menyre per te mos e demtuar shendetin eshte ajo qe te kemi nje lidhje te gjate e te lumtur. Perndryshe, nje eksperience martesore negative dhe problematike çon ne menyre te pakthyeshme ne çrregullime psikofizike.