Djaloshi nga Berati shpallet piktori i ri me i mire ne bote

Djaloshi nga Berati shpallet piktori i ri me i mire ne bote
Në konkursin ndërkombëtar të piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit “World Heritage”, Adi Totaj nga qyteti i Beratit ka fituar çmimin e parë.

Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të  i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.

 “A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme. Shtete pjesëmarrëse ishin, Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kina, Kuba, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.

ADI TOTAJ

Adi Totaj, ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, duke u inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij. Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë që nga klasa e 6-të, njëkohësisht ka qenë dhe një nxënës shembullor me rezultate të larta në mësime.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama