Kjo foto është shkrepur dje gjatë ndeshjes për fazën e parë të Ligës së Kampioneve mes Skënderbeut të Korçës dhe Apoelit të Nikozisë. Kampionia e Shqipërisë u përball me kampionen e Qipros. Tifozët e Apoel kishin provokuar edhe më përpara duke thënë se skuadra e tyre e zemrës po shkon të luajë në Vorio Epir. Dje ata kanë shpalosur edhe flamurin e Vorio Epirit në ndeshje, të cilën e kanë fituar me lehtësi 2-0.