Delegacioni i Serbisë në Bruksel, me në krye Marko Djuric do të bisedojë sot në Bruksel me përfaqësues të BE-së lidhur me kapitullin nr.35, kapitulli për Kosovën. Djuric është shprehur se ka marrë sinjale të forta nga Brukseli se ajo që do të bisedohet nuk do të ndikojë në integrimin evropian të Serbisë.
"Korniza e bisedimeve është vendosur, kështu që asnjëherë nuk mund të përjashtoni mundësinë se ndonjë shtet do të vendosë në një moment të caktuar për diçka që ka të bëjë me Kosovën, ta shfrytëzojë si presion ndaj vendit tonë, për t’u arritur ndonjë koncesion. Megjithatë, ne jemi duke punuar intensivisht në krijimin e besimit, partneritetit dhe ku ka hapësirë, edhe të miqësisë, që hapa të tillë ndaj shtetit tonë të mos krijohen”, ka thënë Djuric për Tanjug.
Dje nisi mes Prishtinës dhe Beogradit dialogu lidhur me bisedimet për marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë.