Do promovojme dhenien e statusit per Shqiperine

'Do promovojme dhenien e statusit per Shqiperine'

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, ka deklaruar se do të promovojë dhënien e statusit për Greqinë. “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme, ne u shprehëm në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat dhe do ta shqyrtojmë këtë përsëri në qershor”, - u shpreh ministri.

Sa i përket Maqedonisë, Venizelos e ka cilësuar si një rast problematik, pasi sipas tij, vetë qeveria e vendit nuk ndihmon që të plotësohen kriteret që duhet të përmbushë çdo vend.

“Do kontaktoj me qeveritë për të parë se si mund të lehtësojmë perspektivën integruese. Besoj se ky gjashtëmujor është një shans i mirë për të diskutuar edhe për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat do t’i japin kuptim kësaj perspektive evropiane”, - deklaroi ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama