Intervistë me Genci Kojdhelin,drejtorin e Shërbimit të Punësimit
Ju rrëfejmë historinë e një institucioni që gjithëkëto vite ka pasur një performancë shumë të ulët
Papunësia. Ky është refreni qëmë shumë se kurrë përsërisinshqiptarët kur ulen të konsumojnënjë kafe në orët e para tëmëngjesit. Ka edhe nga ata tëcilët janë dorëzuar përpara kësaj gjendjeje.Po t’i pyesësh shqiptarët sot, thuajseasnjë nuk do të rrëfejë se ka besim tek njëinstitucion që quhet Shërbimi Kombëtari Punësimit. Disa nuk e njohin, ndërsa tëtjerë, nga përvoja flasim sikur ky instituciontë mos ekzistonte. “Shekulli” komunikoime Genci Kojdhelin, drejtuesin eShërbimit Kombëtar të Punësimit.
Cilat janë problematikat kryesore qëgjetën në organizimin e institucionit?
Për sa i përket problematikave që unëkam gjetur në këtë institucion, ato janëshumë të gjera. Dot ë doja t’i ndaja në aspekte.Problemet e para janë shënuar nëaspektin e performancës së institucionit,për sa i përket shërbimeve që ofron dhesë dyti fakti që ky institucion nuk ka qenëaktiv në tregun e punës. Sipas meje derimë tani Shërbimi Kombëtar i Punësimitnuk është në niveli që pretendohej tëjetë si institucion. Madje, mund të themse pjesa më e madhe e njerëzve as që enjohin si institucion. Ndërsa, një pjesë epakualifikuar dhe deri diku e pashpresëe popullatës i qaset zyrave të punës përtë marrë pagesën e papunësisë apo përtë marrë atë vërtetimin e papunësisë.Dhe funksioni ynë thelbësor, që ështëai i të qenit aktiv në tregun e punë, metë efektshme për subvencionimin nukka funksionuar. Kjo ka pasur edhe njëvendimmarrje politike besoj, pasi financiminë nivel kombëtar i Shërbimit Kombëtartë Punësimit i dhe zyrave të punësnë përgjithësi ka qenë i mangët.
Si paraqitet kurba e financimit?
Ky fond ka ardhur duke u ulur, madje kapasur një rënie drastike të fondit për këtëShërbim Punësimi në vitet e qeverisjessë kaluar. Kjo ulje financiare ka qenë thuajsedhjetëfish më e ulët se ajo që nevojitej,çka nënkupton se pa financim edheprogramet janë të mangëta. Programetderi më tani të ofruara janë paraqitur meshifra gati-gati banale, gjë që nuk mundtë krijojë impakt real në tregun e punës.
Po programet që janë zbatuar kanëqenë efektive?
Për sa i përket efektivitetit të programeveqë janë zbatuar, unë ende nuk i kam analizuar.Jam ende në nivelin e monitorimittë këtyre programeve, për të kuptuar se sijanë shpenzuar edhe ato pak para që janëvënë dispozicion të këtyre programeve.Jam duke monitoruar në këto para kanëshkuar në bizneset e duhur, a kanë sjellërealisht rritje të punësimit dhe a ka qenëSHKP-ja një institucion viktimë ashtu siedhe shumë institucione të tjera viktimatë një impakti politik. Sepse shpeshnjerëzit janë futur në një punë, kanë zënënjë vend punesa u sjellë edhe CV-në,apo pa paraqitur aftësitë e tyre. Ama,duhet pranuar nga ana tjetër që edhevetë institucioni ka një memorie të mirëinstitucionale, ka njerëz që kanë punuarme devotshmëri prej vitesh, ka njerëzqë e njohin shumë mirë punën dhe programetdhe që thjesht kanë nevojë përmbështetje politike.
Kur mendoni se ky institucion do tëjetë efektiv? Sa kohë ju duhet për t’irikthyer një imazh të mirë ShërbimitKombëtar të Punësimit?
E mira e gjithë këtij procesi është qëQeveria e ka shumë seriozisht çështjene punësimit. Ministria po ashtu na ka ofruarmbështetje të pakushtëzuar për aqkohë sa ne i përmbushim pritshmëritëqë ata kanë kundrejt nesh dhe them segjërat kanë për të ndryshuar në mënyrëradikale në dy vitet e ardhshme, qoftënë mbështetjen financiare, ashtu edhenë mbështetjen institucionale që i duhetShërbimit Kombëtar të Punësimit për tëshkuar tek ai niveli i një institucioni realme efektivitet në tregun e punës.
Projektet?
Do të kanalizojmë një pjesë të mirë tëkërkesave dhe ofertave në një sistemon-line, i cili është gati-gati një sistem qëe bën të mundur vetëndihmën që dikushdo t’i japë vetes. Kam një projekt pilot,ende të pa miratuar, por që pres të miratohet.Është një projekt ku njerëzit të gjejnëpunë nëpërmjet celularit. Është një projekt,i cili është zbatuar me anë të një softueritë huaj, të gatshëm, i cili është zbatuar edhenë vende të ngjashme me Shqipërinë.Nëse internet nuk kanë të gjithë, mund tëthemi se në Shqipëri thuajse të gjithë kanëcelular. Me një mesazh të thjeshtë, të gjithëdo të kenë mundësi të dërgojnë kërkesate tyre dhe në të njëjtën kohë edhe punëofruesitdo të bëjnë të njëjtën gjë. Nëfund softueri do t’i mbledhë këto të dhënapër t’i analizuar dhe për të gjetur përputhshmëritëmes kërkesës dhe ofertës.Një projekt tjetër pilot është hapja e njëzyre pune që të jetë e aksesueshme ngapubliku i gjerëë. Zyra aktuale është nënjë rrugicë dytësore dhe është shumë evështirë për ta gjetur. Pra, besoj se shpejtdot ë na duhet të hapim një zyrë tjetërmë të aksesueshme dhe më funksionale.