DoCoMo leshon telefonin 3G per biznese

DoCoMo lëshon telefonin 3G për biznese

Për ti ikur pikjes së informatave nga mjedisi korporativ, telefoni nuk përmban kamerë, memorie të jashtme, porte USB apo infra-kuq, si dhe kuleten elektronike Osaifu-Keitai. Gjithashtu, telefoni nuk mund ti përmban më shumë se 101 numra në adresarin e vet.

Kompjuteri përdorë memorie si RAM për të mbajtur informatat dhe udhëzimet, të nevojshme për të kryer detyrat e caktuara. Në këtë mënyrë, CPU-së (Central Processing Unit) i mundësohet hyrje më e lehte dhe e shpejte në informatat dhe udhëzimet e ruajtura në RAM. Si rezultat, një aplikacion (si Word) do të punoj me shpejtë, pasiqë programi është i vendosur në memorie dhe CPU shpenzon më pak kohe në gjetjen e udhëzimeve për ekzekutimin e programit. Sot, kërkesë minimale e kompjuterit është 128MB, mirëpo për ekzekutimin e aplikacioneve si Multimedia, 256MB dhe më shume janë të nevojshme.

Funksionet sikur adresari i numrave të telefonit, kalendari, shënimet, regjistri i thirrjeve, memot, mund të resetohen prej së largu nga DoCoMo kur klienti e kërkon këtë. Kjo është mundësi shumë e dobishme në raste kur telefoni humbet apo vjedhet.

Hapja e telefonit mund të bëhet vetem përmes çasjes biometrike, që në këtë rast është leximi i shenjave të gishtave.

Pajisja gjithashtu nuk përmban lexues të muzikes apo aplikacione Java. Telefoni do të lëshohet në tregun Japonez me 19 Mars.

Shkruar nga: Genc B. KASTRATI  - Pr-Tech


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama