Doda Ngjarja ne Lazarat nje tragjedi njerezore

Doda: Ngjarja ne Lazarat, nje tragjedi njerezore

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Lazarat mëngjesin e sotëm, duke e cilësuar atë një tragjedi njerëzore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja Doda shpreh ngushëllimet e saj për familjen e të ndjerit duke shtuar se policia duhet të kapë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë autorët.



Sipas Dodës, nuk duhet të bëhen deklarata të nxituara për t’i dhënë ngjyrime politike kësaj ngjarje, pasi siç nënvizon ajo krimi nuk ka asnjë përkatësi politike.



“Nje tragjedi njerzore vrasja e policit te Reneas Ibrahim Basha. Sot lutjet dhe ngushellimet tona shkojne per familjen, te afermit dhe miqte e te ndjerit. Zoti ju dhente force dhe ngushellim per humbjen e njeriut te tyre te dashur. Forcat e rendit duhet te sigurojne qe autoret do kapen dhe te shkojne para drejtesise dhe te marrin denimin qe meritojne.  Nderkohe duhet te behet kujdes veçanerisht nga media per te mos ngaterruar popullsine civile, burrat, grate, femijet e te moshuarit banore te Lazaratit me kete krim te rende apo te kerkojne ti japin ngjyrime politike.


Krimii nuk ka as mbrojtje dhe as perkatesi politike ashtu si rendi dhe forcat e rendit nuk kane perkatesi partiake a politike, ato jane ne mbrojtjen tone dhe si te tilla duhet te mbeshteten dhe respektohen.” shkruan Doda


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama