Doda kunder Bashes Rama te shkoje ne Serbi

Doda kunder Bashes: Rama te shkoje ne Serbi

Deputetja demokrate, Mesila Doda del kundër deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Serbi. Në një reagim nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, menjëherë pas deklaratës së Vuçiç se do të presë fundjavën për të vendosur për vizitën, Doda shkruan se: “Trepikëshin tjetër na e dha Vuçiç. Vuçiç nuk e ka vendosur ende nëse do e presë apo jo kryeministrin shqiptar, do mendohet për këtë vendim me qetësi deri në ëeekend.... Me sa duket marrëzia qenka e shpërndarë proporcionalisht në çdo shtresë shoqërore të atij kombi. Ftesat zyrtare nisen kohë më parë dhe programet e vizitave gjithashtu. Pas ngjarjeve të fundit, mund të pritej një tërheqje nga ana e kryeministrit shqiptar i cili nga ana e tij ka vendosur ta kryej Deputetja demokrate, Mesila Doda del kundër deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Serbi.

Në një reagim nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, menjëherë pas deklaratës së Vuçiç se do të presë fundjavën për të vendosur për vizitën, Doda shkruan se: “Trepikëshin tjetër na e dha Vuçiç. Vuçiç nuk e ka vendosur ende nëse do e presë apo jo kryeministrin shqiptar, do mendohet për këtë vendim me qetësi deri në ëeekend.... Me sa duket marrëzia qenka e shpërndarë proporcionalisht në çdo shtresë shoqërore të atij kombi. Ftesat zyrtare nisen kohë më parë dhe programet e vizitave gjithashtu. Pas ngjarjeve të fundit, mund të pritej një tërheqje nga ana e kryeministrit shqiptar i cili nga ana e tij ka vendosur ta kryej vizitën, me gjithë klimën politike të acaruar mes dy vendeve. Personalisht parapëlqej sfidën dhe kurajën njerëzore për ti shprehur hapur dhe ballafaquar mendimet dhe diferencat dhe gjithashtu për të komunikuar mes qeniesh njerëzore, edhe pse mund të kenë mendime krejt të ndryshme, ndaj nuk besoj se është përulje apo tekë, vizita në Beograd, por gjest që tregon forcë dhe kurajë. Ka qindra argumente që mund të rreshtohen kundër vajtjes se kryeministrit shqiptar në Serbi, por nuk gjej asnjë logjike njerëzore në deklaratën e Vuçiç që vendos të mendohet deri për ëeekend, a do e presë apo jo kryeministrin fqinj. Në këto kushte unë besoj se ne sapo e fituam trepikëshin....jo vetëm atë të futbollit....”, - përfundon Doda.

Basha: Rama të shtyjë vizitën, serbët nuk u distancuan nga dhuna

 Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Serbi. Sipas Bashës kryeministri Rama duhet ta anulojë vizitën në Beograd për vetë faktin se qeveria serbe jo vetëm që nuk është distancuar nga fyerjet në kor dhe dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë por me deklaratat e saj u ka mbajtur iso huliganëve. “Të nderuar gazetarë, ju jeni dëshmitarë të qëndrimeve dhe deklaratave që kanë ardhur në këto ditë nga pala serbe. Është e qartë se me këto qëndrime dhe deklarata, pala serbe de fakto ka refuzuar vizitën e kryeministrit shqiptar në Beograd. Asnjë distancim nga fyerjet në kor e himnit tonë kombëtar në fillim të ndeshjes. Asnjë distancim nga thirrjet raciste; “vritini, pritini shqiptarët’ nga huliganët. Asnjë distancim nga dhuna, jo vetëm nga huliganët por dhe nga forcat e sigurisë serbe ndaj lojtarëve tanë të kombëtares dhe stafit të kombëtares në stadiumin e Beogradit. Asnjë distancim nga poshtërimi ndaj lojtarëve, stafit dhe delegacionit tonë, jo vetëm nga huliganët por dhe nga forcat e policisë serbe. Përkundrazi, iu kanë mbajtur ison huliganëve me deklaratat dhe qëndrimet e tyre” tha Basha. Më tej lideri i opozitës komentoi deklaratat e krerëve të shtetit serb duke i quajtur specie të barbarisë mesjetare në Ballkan. “Shikoni qëndrimin ordiner dhe provokues të presidentit të vendit Nikoliç kur thotë se Shqipërisë do t’i duhen shekuj për t’u bërë vend normal. E thotë këtë ndihmësi i Sheshelit që së bashku me Milosheviçin dhe Karaxhiçin janë speciet e fundit të barbarisë mesjetare në Ballkan. Çfarë janë këto mesazhe?! Cili është kumti i këtyre deklaratave dhe qëndrimeve ndaj Shqipërisë, ndaj kryeministrit shqiptar?! Mesazhi është mos eja, dera është e mbyllur” theksoi Basha.

Serbia sipas Bashës shtiret në lidhje me integrimin e saj në BE dhe këtë gjë e vërtetojnë më se miri gjestet dhe deklaratat e tyre.“Urrejtjet dhe dhuna antishqiptare në shtëpinë e saj, gjestet e kërkuara anti-NATO, paradat në Beograd për të nderuar agresorin e sotshëm të lirisë, demonstrojnë se Serbia është e dyzuar, për të mos thënë e shtirur në lidhje me integrimin Evropian dhe aspak e gatshme për të filluar një histori të re, me shikim nga e ardhmja të marrëdhënieve me Shqipërinë” nënvizoi Basha. Më tej kreu demokrat i bën thirrje kryeministrit Rama të mos shkojë në Beograd pasi edhe më herët serbët kanë dhënë sinjale se nuk e duan këtë vizitë. “Të kthehemi tek vizita e kërkuar në këto kushte. Në çfarëdo kushtesh vizita ka qenë e papërligjur nga çështje të rëndësisë së veçantë që janë pjesë e agjendave të këtij niveli. Dhe sipas medieve kërkesa e Z. Rama për të vizituar Beogradin është refuzuar tre herë, apo është shtyrë tre herë. Në çdo rast, vizita në pikëpamjen tonë ka qenë e papërligjur nga çështje të rëndësishme që duhet të jenë pjesë e dialogut të këtij niveli. Pas ngjarjeve të së martës, insistimi i z. Rama për të trokitur në derën e mbyllur serbe është shumëfish më i pakuptimtë, shumëfish më i padenjë. Ndaj sot i kërkoj kryeministrit, minimalisht të shtyjë vizitën e tij në Beograd” përfundoi Basha. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama