Dogana e makines Financat Rastet kur pergjysmohet
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
.Konfuzionit qe eshte krijuar mes perfitimit nga amnistia dhe perfitimit nga heqja e importit, Ministria e Financave i ka dhene dje nje sqarim zyrtar lidhur me kete pike. Keshtu, sipas deklarates, perfitojne nga ligji per amnistine fiskale te gjithe ata qytetare qe kane importuar nje makine deri me 31 dhjetor 2010 nese paguajne 50 per qind te principalit. Per shtetasit qe kane importuar nje makine nga 1 janari 2011 dhe deri ne momentin qe do te hyje ne fuqi projektligji per heqjen e doganes per makinat e importuara, do te duhet qe te paguajne detyrimin e plote te zhdoganimit. Vetem per makinat qe do te importohen pas hyrjes ne fuqi te ligjit, qe aktualisht eshte ne diskutim, perdoruesit nuk do t’i duhet qe te paguaje zhdoganimin e makines.
AMNISTIA DHE IMPORTI
Kete konfuzion e sqaroi dje gjate nje takimi me Keshillin Konsultativ te Biznesit edhe zevendesministri i Financave, Alfred Rushaj. “eshte rasti te bej nje sqarim, sepse eshte vene re nje fare konfuzioni ndermjet ketij projekti qe eshte paraqitur nga ana jone dhe nje te drejte qe pronaret e automjeteve qe i kane futur makinat deri ne fund te vitit 2010 kane ne lidhje me pagesen 50 per qind te detyrimeve doganore. Sqaroj qe projekti qe aktualisht po diskutojme do te mund te sillte efektet vetem per transaksionet qe do te kryheshin pas hyrjes se fuqi te ketij ligj dhe ky projekt i referohet vetem takses se makinave te perdorura. Ajo çfare ligji per faljen e detyrimit doganor dhe legalizimit te kapitalit ofron eshte diçka tjeter”, tha Rushaj. Sipas tij, te gjithe ata pronare mjetesh qe kane futur makina deri ne fund te vitit 2010 dhe kane pa paguar detyrimet ne dogane, duhet te paguajne 50 perqindeshin e detyrimeve per t’iu falur pjesa tjeter, pasi ne çdo rast ky ligj nuk do te prekte detyrimet e prapambetura ne dogane per t’u paguar. “eshte shume e rendesishme, pasi kemi vene re qe pronaret e mjeteve, mbase duke konsideruar faktin qe projekti i ri do te fale nje takse, kane ndaluar aplikimet per pagesen e detyrimeve ne dogane. Ky ligj, siç thashe, nuk fal asnje takse. Ky ligj ben nje strukturim te takses dhe do t’i sjelle efektet vetem pas hyrjes ne fuqi te tij”, theksoi zevendesministri.
TAKSA E MAKINAVE, PSE U NDRYSHUA
Dje, ne takimin me Keshillin Konsultativ te Biznesit, Rushaj prezantoi edhe ndryshimet qe Ministria e Financave ka propozuar per t’u bere ne taksen e qarkullimit te mjeteve dhe ne taksen e regjistrimit. “Te dyja keto taksa sot mblidhen duke pasur parasysh ndikimin qe mjetet kane ne infrastrukturen nacionale dhe lokale, nderkohe qe projektligji propozon qe keto te vilen nepermjet karburantit”, tha zevendesministri. Ministria e Financave e ka propozuar nje ndryshim te tille ne vjeljen e taksave te makinave duke marre parasysh nje seri faktesh. “Se pari, jo te gjitha automjetet e perdorin njesoj infrastrukturen apo e demtojne njesoj infrastrukturen. Nje automjet qe leviz shume pak ne vit nuk e demton apo nuk e perdor njelloj infrastrukturen si nje automjet qe leviz shume me teper sesa i pari. Ligji aktual, kete diference nuk e mban ne konsiderate, thjesht pronaret e automjeteve paguajne taksa vjetore, pavaresisht se sa ata e perdorin infrastrukturen. Se dyti, vihet re nje numer shume me i madh makinash ne qarkullim nga ato qe ne fakt jane te evidentuara si automjete qe paguajne takse regjistrimi dhe qarkullimi. Diçka e tille sjell nje fare pabarazie jo vetem ne kontributin qe çdo pronar mjeti duhet te jape persa i perket perdorimit apo demtimit te infrastruktures, por edhe nje lloj evazioni ne drejtim te mbledhjes se ketyre taksave, qe jane te rendesishme si per institucionet qendrore, edhe per ato vendore”, shpjegoi dje Rushaj.
SI DO TE VILET TAKSA
Nje propozim tjeter i Ministrise se Financave ka te beje me menyren se si do te vilet taksa e makinave te perdorura. “Se pari dua te sqaroj qe nuk eshte ne mendimin e Ministrise se Financave qe ne duhet te heqim dore nga politika e mbrojtjes se mjedisit duke inkurajuar perdorimin e mjeteve qe ndotin pak mjedisin, si dhe duke dekurajuar perdorimin e makinave qe e ndotin shume mjedisin. Sidoqofte, eshte vene re qe politika fiskale e ndjekur deri tani, edhe pse e ka te qarte kete proces, ne nje fare mase ka dekurajuar transaksionet per nderrimin e pronesise se makinave”, tha Rushaj. Ai sqaroi se aktualisht, me ligjin ne fuqi, taksa e makinave vilet ne dogane per importin, pra mjetet qe vijne nga importi, si dhe ne çdo shitje ne rast se transaksioni ndodh brenda vendit. Duke iu referuar formules qe zbatohet aktualisht, zevendesministri shpjegoi se qellimi fillestar qysh ne fillim kur u vendos kjo takse ka qene dekurajimi i futjes se makinave te perdorura qe do ta ndotnin shume ambientin, duke vendosur edhe koeficientet. “eshte vene re qe shuma qe nje pronar mjeti qe do te kryente nje transaksion, qofte nga importi, qofte brenda vendit, ishte shume e larte, gje qe, siç thashe, ka rezultuar ne bllokimin e tregut te shitjes se makinave. Ne kete sens eshte pare me vend qe te propozohet nje menyre e re taksimi. Kjo takse nuk do te hiqet, por do te kthehet ne nje takse vjetore qe do te mbaje ne konsiderate gjithashtu se çfare lloj karburanti perdor makina, çfare cilindrate ka makina dhe, mbi te gjitha, sa e vjeter eshte makina me parimin qe sa eshte ndotja”, tha Rushaj.
SHEMBUJT
SA ESHTE AKTUALISHT DOGANA E MAKINES
Aktualisht, me ligjin qe vazhdon te zbatohet, per importin e makines paguhet nje takse, e cila llogaritet duke shumezuar cilindraten me koeficientin e naftes ose benzines (respektivisht 25 dhe 20) dhe me koeficientin e vjetersise (0.5 per çdo vit nga data e prodhimit). Ne rast se sot (korrik 2011) nje person do te importonte nje makine me nafte te vitit 1999 me nje cilindrat 2200 kubike, ai ne doganen shqiptare do te paguante 330 mije leke. Kjo si llogaritje e formules qe eshte akoma ne fuqi, ku 2200 eshte cilindrat x 25 koeficienti i naftes x 6 koeficienti i vjetersise (12 vite x 0.5 per çdo vit) = 330 mije leke.
KUSH PERFITON NGA AMNISTIA FISKALE
Amnistia fiskale qe ka nisur te zbatohet para nje muaji parashikon qe dogana e makinave te sjella ne Shqiperi, por qe per arsye te ndryshme nuk eshte paguar, te pergjysmohet. Amnistia parashikon qe falja e 50% te vleres se doganes dhe e te gjitha penaliteteve te tjera, si gjoba dhe kamata, te behet vetem per makinat qe kane hyre ne Shqiperi para dates 31 dhjetor 2010. Pra, makinat qe jane importuar pas kesaj date nuk perfitojne nga amnistia. Pra, ne rast se nje person ka kryer importin e makines nga janari 2011 dhe me vone, nuk perfiton nga amnistia fiskale. Ai do te paguaje te gjithe vleren e doganes. Kush e ka importuar para kesaj date, pra para fillimit te vitit 2011, do te paguaje vetem gjysmen e doganes. Per shembull, ne rast se nje makine eshte importuar ne nentor te vitit te kaluar, me cilindrat 2200 dhe e vitit 1998, atehere, sipas formules, e cila llogaritet per nentorin 2010, diten qe ai ka importuar makinen, do te duhet te paguante 330 mije leke takse. Ai nuk e ka paguar doganen dhe nga korriku 2011 deri me 31 dhjetor 2011, atij ligji i amnistise i fal gjysmen e kesaj vlere. Pra, ne rast se ai do te shkonte ne dogane sot, do te paguante vetem gjysmen e 330 mije lekeve, ose 165 mije leke.
KUSH PERFITON NGA LIGJI I RI
Qeveria ka parashikuar ne paketen e re fiskale heqjen ose berjen zero te takses se importit te makinave, ose doganes. Sipas parashikimeve, ligji do te duhet te votohet ne Kuvend ne fund te korrikut dhe pritet te hyje ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Parashikohet qe ligji te hyje ne fuqi ne fillim te shtatorit. Kjo ben qe te gjitha mjetet qe hyjne ne dogane, pas aplikimit te ligjit, pra pas shtatorit, te mos paguajne taksen e importit. Por, nga ana tjeter, duhet sqaruar se te gjitha mjetet e tjera te importuara para kesaj date, nuk perfitojne nga ligji i ai. Ato do te duhet te paguajne vleren e plote te takses doganore. Pra, te gjithe ata qe kane importuar makina para shtatorit 2011, do te paguajne doganen ne vleren e parashikuar diten qe ata kane bere importin. Nga ligji i ri do te perfitojne vetem ata qe e blejne makinen dhe e sjellin ne Shqiperi pas hyrjes ne fuqi te ligjit, pra pas fillimit te shtatorit.