Një anije me 47 ton cigare kontrabandë është bllokuar sot (e shtune) në portin e Durrësit. Kryeministri, Edi Rama e ka cilesuar kete aksion si nje tregues se dogana nuk blihet me para si një vit më parë. “Kush ka veshe degjon kush ka sy shikon kush ka tru kupton: Kur kapen 48 ton cigare kontrabande dmth qe dogana nuk blihet dot me para si vjet!”- shkruan Rama ne Twitter.
Anija “ERA 1” me flamur të Tanzanisë dhe ekuipazh ukrainas kishte kërkuar 3 ditë më parë leje për t’u strehuar në Portin e Vlorës, por ndersa ajo vendosi te largohej pa lajmeruar autoritetet e portit, eshte ndaluar nga policia dhe jane sekuestruar cigaret kontrabande qe mendohej se kishin si destinacion Malin e Zi.
Drejtoresha e Doganave ka inspektuar vetë Portin e Durrësit dhe tha se vlera e cigareve kontrabandë kap shifrën 10 milionë dollarë. “U sekuestruan 47 ton cigare kontrabandë me vlerë 10 milionë dollarë me destinacion tregun shqiptar.
Drejtoresha e Doganave sqaroi se ky ishte një operacion i Doganës dhe Antikontrabandës. “Askush nuk e blen doganën me para”, u shpreh drejtoresha e Doganave.
Por firma e cigareve ka mohuar akuzen. Avokati i firmës së cigareve, Idlir Tivari shprehet se malli i sekuestruar nuk është me dokumente false. Sipas tij, dokumentet i ka agjenti në doganën e Malit të Zi, pasi anija është transit.