Trajneri i Rudarit, Dragan Radojiçiç, u shpreh i kënaqur me barazimin, por, sipas tij, Kukësi ka një skuadër të mirë dhe me kualitete, prandaj dhe asgjë s'ka përfunduar sa i përket kualifikimit.
"Ekipi im mund të luajë me çdo rival këtu në rajon. Nuk e them se mora këtë rezultat sot (dje), por në Mal të Zi luhet futboll i mirë.
Me këtë rezultat jam i kënaqur, ndërsa kemi pasur një rast 100% të sigurt për gol, por kemi humbur shumë. Mendoj që në pjesën e parë e respektuam shumë Kukësin dhe nuk bëmë lojën tonë. Asgjë nuk ka mbaruar, pasi në kthim nuk do ta marrim si favorizues këtë rezultat.
Tani shanset janë 50 me 50. E respektoj Kukësin si skuadër me shumë kualitet dhe e vërtetova këtë. Në ndeshjen e kthimin do të bëjmë taktikën tonë dhe do ta nisim si 0-0.
Do t'i kthejnë mikpritjen e mirë që na bënë shqiptarët dhe për këtë i falënderoj", u shpreh trajneri malazez pas ndeshjes së djeshme.
V.M