Doktor apo doktoreshe?

Doktor apo doktoreshe?
Të themi të vërtetën, vizita gjinekologjike nuk është tamam një nga eksperiencat më të pëlqyeshme në jetën e një gruaje. Për të mos folur pastaj për kontrollin e parë, ku fobitë dhe pyetjet janë të shumta drejt atij ose asaj, që për hir të punës, duhet të kontrollojë në pjesët intime.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të krijohet me mjekun personal një raport vlerësimi, besimi dhe pse jo konfidence. Në këtë pikë, problemi i parë që shtrohet është: të zgjedhim një gjinekolog mashkull apo femër? Ja disa nga arsyet që mund të çojnë në preferencat e njërit apo tjetrit.

1. Të zhvishesh para një gruaje është më pak e sikletshme dhe me këtë lloj ndjesie mësohesh disi (dhe në mënyrë të natyrshme) nga marrëdhëniet me nënën, hallat apo instruktoret e palestrës.

2. Burri nuk e di se ç’do të thotë të lindësh apo të kesh shqetësime femërore. Por ndoshta pikërisht për këtë shkak mund të ketë më tepër kujdes teksa viziton një femër.

3. Besimi i vjetër se një doktor mashkull është më i zoti se një doktoreshë femër mund të jetë edhe i vlefshëm në shumë raste: për vetë natyrën e tij, seksi i fortë është më i prirur për të zgjidhur problemin pa u hutuar nga pengesat e ndryshme. Për të njëjtën arsye, ka nga ata që preferojnë të trajtohen në mënyrë më të ndjeshme.

4. Një grua e di mirë se ç’nënkuptojmë kur flasim për seksin dhe intimitetin. Në të njëjtën kohë, një mashkull mund të japë këshilla nga një pikë vështrimi i ndryshëm nga i yni.

5. Një gjinekologe femër, duke pasur gjëra të përbashkëta me pacienten, mund të paragjykojë. Një gjinekolog mashkull, përkundrazi, nuk është fare i interesuar për të krijuar ndonjë lloj paragjykimi mbi një femër.

Sigurisht, kur bëhet fjalë për shëndetin, e rëndësishme është që ta gjykojmë një mjek në aftësitë dhe profesionalizmi i tij. Pohimet e mësipërme, edhe pse dytësore në këtë aspekt, mund të ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama