Doktori shkelqen ne Spanje kthehet ne gare per titullin

Doktori shkëlqen në Spanjë, kthehet në garë për titullin

Valentino Rosi është rikthyer si pretendent në garën për titullin kampion të Moto GP. Pas braktisjes së garës së shkuar për shkak të një problemi me motorin e tij, Rosi triumfoi në Çmimin e Madh të Katalonjës, duke zhvilluar një garë perfekte në pistën ku dy ditë më parë humbi jetën piloti i Moto 2, Luis Salom.

Spagna, Motomondiale Catalogna

Lorenco ishte i pari pas një nisjeje perfekte me Markez dhe Ianone që u vunë në ndjekje të tij, ndërsa Rosi ishte i 8-ti. Por këto pozicione zgjatën vetëm pak xhiro. Rosi u ngjit shumë shpejt në krye, duke nisur një duel të gjatë me Markez, pasi Lorenco nuk po arrinte të mbante ritmin e më të shpejtëve. Në xhiron e 7, ai u nxor jashtë piste nga Ianone i cili gaboi parakalimin, duke rrëzuar spanjollin dhe duke e larguar nga gara.

Më pas, Rosi i rezistoi sulmeve të Markez, për të marrë një sukses të rëndësishëm në pistën e shtëpisë për spanjollët.

Në podium, Rosi u shfaq me një bluzë të zezë në shenjë nderimi për Salom. Megjithatë, në fund ai festoi rihapjen e luftës për titullin kampion. Botërori tashmë kryesohet nga Markez me 125 pikë, i ndjekur nga Lorenco me 115 pikë dhe Rosi me 103.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama