Dokufest ne Tirane
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, Dokufest, feston 10-vjetorin e krijimit të tij.7 filma nga programi i fesitvalit u shfaqen edhe për publikun shqiptar, në një kinema të hapur para Piramidës. Edicioni i sivjetshëm sjell risi në program si dhe shumë të ftuar të njohur në kinematografi dhe jo vetëm.
Mbushet plot një dekad nga krijimi i festivalit ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkrutër, Dokufest i mbajtur tradicionalisht në Prizren.Edicioni i 10-të fillon prej datës 23 korrik e deri më 31 korrik .Një pjesë e programit nga edicioni jubilar i Dokufest u shfaq edhe në Tirnaë, në një kinema të improvizuar tek Piramida. Për publikun shqiptar u shfaqën 7 filma dokumentar me metrazh të shkurtër, që prej orës 21.00 të mbrëmjes.Sipas organizatorëve të Dokufest kjo ngjarje fton publikun nga Shqipëria që të vizitojë Prizrenin në ditët e festivalit, i cili pritet të jetë edicioni më i madh deri më tani.Në një konferencë për shtyp, drejtori artistik i Festivalit , Veton Nurkollari shpalosi detajet rreth këtij edicioni.
Në Dokufest sivjet do të shfaqen 186 filma, të përzgjedhura nga mbi 2100 aplikime, nga gjithsej 55 vende të botës. Filmat do të shfaqen në gjithsej 7 kinema, ndërsa përvec kinemasë mbi lum dhe asaj në Kalanë e qytetit, Prizrenit do t’i shtohet edhe një kinema tjeter, ajo e Lidhjes së Prizrenit, me qëllim promovimin e trashëgimisë së Prizrenit.Filmat janë përzgjedhur nga një konkurs 6 mujor, mbi bazën e kritereve të vendosura nga 6 juritë e festivalit.Mes filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në 9 ditët e festivalit, ka dhe rreth 30 filma shqiptarë.Drejtori i festivalit Nurkollari shprehet se filmat shqiparë janë në një nivel më të lartë se filmat kosovarë, të cilët kanë mbetur akoma kryesisht tek tema e luftës së Kosovës.
Këtë vit Dokufest sjell një risi në program.Përveç filmave konkurrues, do të prezantohen edhe 50 filma nga edicionet e kaluara, pjesë e programit special të titulluar “ 10 years strong”( 10 vjet të fuqishëm), për të sjell edhe një herë në vëmendje filmat më të mirë ndërkombëtar.Mes shumë filmave të tjerë është edhe filmi “ Revansh” i Gentian Koçit. Përveç programeve të shumta garuese dhe speciale me filma tejet cilësor, DokuFest sivjet organizon edhe një numër punëtorish dhe debatesh të ndryshme. Njërin nga debatet do ta mbaj regjisori i njohur iranian Mohsen Makhmalbaf, i cili do të flas lidhur me revolucionin e kinemasë iraniane.
Po ashtu, prezent do të jetë edhe regjisori i nominuar dy herë për Oscar, James Longley, i cili do të mbaj një punëtori me filmëbërësit e rinj nga rajoni lidhur me regjinë e filmit dokumentar. Përvec kësaj, të dy regjisorëve festivali do t’u kushtoj edhe nga një retrospektivë te shkurter te filmve të tyre.Mysafirët e Dokufest në këtë edicion do të jenë të shumtë, mes të cilëve edhe këngëtarja e njohur britanike Pj Harvey së bashku me fotografin irlandez Seamus Murphy, me të cilin Harvey bashkëpunoi në albumin e saj të fundit “Let England Shake”.
DokuFest do t’i shfaq 12 filmat e shkurtër që përcjellin këngët e këtij albumi dhe më pas ata do të flasin së bashku për bashkëpunimin e tyre në një panel diskutimi. Gjithastu, vlen të përmendet debati me ilustratorin e njohur Mirko Ilic, ish drejtor artistik në “Times Magazine”. Ilic do të mbaj një panel lidhur me dizajnin politik dhe shoqëror dhe mënyrën se si dizajnerët shfaqin pakënaqësitë e tyre përmes dizajnit. Ndërsa DokuPhoto sivjet sjell fotografin norvegjez Espen Rasmussen, për të cilin do të hapet një ekspozit në Muzeun e Hamamit, nga data 22 deri më 31 korrik. Po ashtu DokuFest njihet për atmosferën e natës tejet unike që mbërthen Prizrenin gjatë festivalit. Koncertet që do të organizohen për tetë netë me radhë te parku i Marashit (te Mulliri) do të sjellin banda dhe DJ të shumtë nga Kosova dhe rajoni.DokuFest njihet për nga cilësia si një ndër festivalet 25 festivalet më të mira në botë.