Ajo që është e sigurtë është se numri i shqiptarëve që kanë përfituar nga kompani offshore për të kanalizuar paratë e tyre është patjetër më i madh se 22.
Në parim, formula e fshehjes së të ardhurave në llogari offshore është ajo e depozitimit, fillimisht, të tyre në një bankë të huaj, e cila pastaj ble apo krijon kompani offshore në emër të klientit që ka depozituar paratë.
Pikërisht për këtë arsye, blerësit më të mëdhenj të kompanive offshore nga Mossack Fonseca kanë qenë bankat, përfshi disa banka të rëndësishme botërore.