Sikur mos të mjaftonin problemet me FBI-në dhe pasojat shkatërruese që ka pasur rinisja e hetimit në fushatën presidenciale, Hillary Clinton duket se ka marrë goditjen përfundimtare vetëm një javë para zgjedhjeve
WikiLeaks sapo ka përfunduar punën e nisur kohë më parë. Një goditje e rëndë ka ardhur nga Conservative Daily Post, sipas të cilëve Barack Hussein dhe Hillary Clinton janë krijuesit e ISIS.
Gazetari australian Julian Assange ka bërë një punë investigative dhe si rezultat i saj ka zbuluar lidhjen e Hillary Clinton me ISIS.
Publikimi i një emaili mes Clinonit dhe John Podesta tregon se “inteligjenca perëndimore dhe amerikane janë në rajon” për të akuzuar Katarin dhe Arabinë Saudite se mbështesin nga ana logjistike dhe financiare, grupin radikal ISIS.
Në një kohë kur kandidantja për presidente e SHBA akuzon këto dy shtete si financuese të terrorizmi, një dokument tregon se donacionet më të mëdha për fushatën e saj vijnë pikërisht nga këto dy vende.
Në një tjetër korenspodencë të vitit 2012, Drejtori i Politikave të Jashtme i Fandacionit të Clinton, Amitabh Desai organizoi një takim pesë minutësh për Bill Clinton, takim në të cilin ai mori një si “dhuratë” 1 milion dollarë nga Katari.
Për ata që ende nuk i kuptojnë këto indicie, Hillary, në atë kohë Sekretare e Shtetit, do ti shishte atyre sasi të mëdha armësh vetëm nëse ata i jepnin një “donacion” për fondacionin e saj.
Këto armë të ofruara nga Hillary dhe Departamenti i Shetit, atëherë të kamulfuara nën emrat e shteteve si Arabia Saudite, Katari dhe Libia, kanë furnizuar dhe forcuar grupet terroriste.
Në këtë mënyrë është krijuar ISIS. Dhe në vend që Clinton dhe Obama ti sulmonin ata me bombardime nga ajri i lanë të qetë. Për një arsye të vetme, pasi kjo organizatë i krijoi atyre mundësinë për të fituar miliona dollarë.