Dokumenti zvicerian-Thaci nuk eshte themelues i UCK-se dhe nuk ka diplome ne universitetin e Zyrihut?

Dokumenti zvicerian-Thaci nuk eshte themelues i UCK-se dhe nuk ka diplome ne universitetin e Zyrihut?

Pretendimet kryesore të kryeministrit të Kosovës në largim, Hashim Thaçi, se ai është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hidhen poshtë nga disa dokumente të shtetit zviceran, që i ka siguruar gazeta “Zëri”.

Në raportin e shërbimit sekret të Zvicrës të vitit 1998 “Mbi gjendjen në Kosovë”, prezantohen fakte diametralisht të kundërta nga ato që prezantohen në biografinë e Thaçit, siç shkruhet në faqen e internetit të Kryeministrisë.

Jo vetëm kaq, por “Zëri” ka hedhur poshtë edhe faktin se Thaçi ka bërë studime në Zvicër.

Sipas “Zërit”, Hashim Thaçit dhe Xhavit Halitit nuk iu është gjetur asnjë e dhënë se kanë kryer çfarëdo punimi në Universitetin e Zyrihut, gjatë periudhës kur ata pretendojnë se kanë qenë studentë në Zvicër.

Sipas biografisë së kryeministrit në largim, në faqen e internetit të Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera thuhet: “Në Universitetin e Zyrihut në Zvicër (1996), ndjek studimet postdiplomike, në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe Shkencave Politike, deri në fillim të vitit 1998”.

Mirëpo, gjatë një debati në Këshillin e Qeverisë Kantonale të Zyrihut, mbajtur në marsin e vitit 2013, dokument i protokolluar, që e zotëron gazeta “Zëri”, shkruhet se, ndër të tjera ishte thënë se për Thaçin dhe Halitin nuk ka asnjë të dhënë se kanë kryer ndonjë punim seminarik ndonjëherë.

“Ne sektorin e Historisë se Evropës Lindore nuk ka punime seminarike të personave të kërkuar. Është në pikëpyetje nëse ata kanë punuar ndonjëherë punim seminarik”, ka qenë përgjigjja zyrtare e Qeverisë Kantonale në një mori pyetjesh të këshilltarit të Bylachut, Claudio Schmid.

Ky i fundit, në janar të vitit 2013 i kishte dërguar Këshillit Qeveritar Kantonal të Zyrihut, kërkesë për debat së bashku me 8 pyetjet për veprimtarinë e Thaçit dhe Halitit, gjatë qëndrimit në Zvicër. Përgjigjet nga Qeveria Kantonale e Zyrihut atij i janë dhënë në muajin mars, ku ndër të tjera thuhej se Thaçi kishte një “certifikatë jugosllave të arsimit” dhe me atë ishte pranuar në Universitetin e Zyrihut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama