Mashkulli do të mendojë: „Ajo ose është sportiste kulmore që fiton shumë, ose është dikush që me gjithë dëshirë do të ma paguajë ndonjë pije, drekë... Apo, thjeshtë i pëlqejnë këpucët sportive. Shpresoj që të mos jetë tepër mendjemadhe“.
2. Nëse keni mbathur atlete të thjeshta
Ai do të mendojë: „Është e lumtur në martesë, a fëmijë dhe nuk është e mirë në shtrat. Nëse nuk është edhe krejt kështu zi, atëherë ajo thjeshtë nuk i kushton aq rëndësi pamjes së jashtme“.
3. Nëse keni mbathu këpucë, a çizme të shkëlqyeshme lëkure, me taka të larta
Do të mendojë: „Ajo me të vërtetë është e dashuruar në veten e saj, por kjo i rri shumë mirë“.
4. Nëse keni mbathur këpucë të stilit ‘retro’
Mashkulli do të mendojë: „Uau, me gjasë kjo është një femër inteligjente. Duket se sonte do të kaloj një mbrëmje për mrekulli me këtë femër të arsimuar, e cila megjithatë me gjasë nuk fiton shumë.“
5. Nëse keni mbathur këpucë të zeza, me taka jo të larta
Do të mendojë: „Hëm… Kjo është një femër që ka një punë me përgjegjësi, fiton shumë dhe i pëlqen moda klasike. Mund të jetë edhe pak mendjemadhe.“
6. Nëse keni mbathur këpucë të thjeshta ngjyrë kafe
Ai do të mendojë: „Ngjyra kafe është ngjyrë e dheut, planetit, sinqeritetit... Me gjasë bëhet fjalë për një vajzë ‘të ktynehershit’ (demode), e cila që në fillim të lidhjes do të insistojë në fejesë. A dua unë me të vërtetë që të martohem dhe të kam fëmijë?“
7. Nëse mbathni “mokasine”
Ai do të mendojë: „Uh, femër e shtresës së lartë. Me gjasë është edukuar që të jetë e thjeshtë dhe modeste“
8. Nëse keni mbathur këpucë klasike, pa ndonjë veçanti
Ai do të mendojë: „Ja edhe një femër konservatore. Me gjasë i pëlqen që të shkojë në koncerte të muzikës klasike, apo të bendeve për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë. Sa e mërzitshme që është... “
9. Nëse keni mbathur këpucë „Dr Martens“
Ai do të mendojë: „Pa dyshim bën pjesë në ndonjë bend, apo të paktën ka qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë grupi muzikor. Apo ndoshta e dëshiron një gjë të tillë... “
10. Nëse keni mbathur çizme „kaubojsh“
Mashkulli do të mendojë: „Uh, Amazonia! Kuku për mua edhe pse, ka edhe diçka seksi“
11. Nëse ju sheh me sandale sportive
Ai do të mendojë: „Ndoshta i pëlqen ‘surfimi’, është flirtuese dhe me gjasë puthet për mrekulli. Po, asaj me të vërtetë i pëlqejnë meshkujt! Ndoshta kjo është tepër për shijen time... do të shohim “
12. Nëse ju sheh me nallane
Mashkulli do të mendojë: „Ndoshta është mjeke e re që ka dalë në pauzë… Mrekulli! Apo mundet edhe të ketë vetëbesim tepër të lartë, apo thjeshtë është e çuditshme.