Don Kishoti

Të dua ashtu siç je, me kalin e shpatën ngjeshur.
Në bëmat e tua s’ka asgjë prej Krishti
as prej Jude;
bëmat e tua janë të ndershme.

Nuk qesh dot kur të shoh me fytyrë të gërvishtur
e uniformë të shqyer
prej ndeshjes së pafajshme me mullinjtë
e erës, nuk qesh dot.
E di, pa u trembur do të suleshe ti
dhe po të dilnin përpara ciklopë
vetëm për të bërë diçka që të të afronte
më shumë me Dylqinjën.
Vetëmohimi yt njerëzor deri në fund!
Dashuria fitohet. Kush s’është i zoti
vdektë pa dashuruar!
Këtu e vendose vetë gurin e kufirit,
i shtyve njerëzit të nxjerrin çfarë fshehin
në shpirt
para provës në qeshin a trishtohen
me fatin e bëmave të tua.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama