TIRANE, 21 Nëntor/ATSH/- Presidenti i Këshilli Europian, Donald Tusk, zhvillon të dielën një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Në axhendën e publikuar nga zyra e kryeministrisë bëhet e ditur se zyrtari i lartë i Bashkimit Europian do të pritet në orën 10:00 nga kryeministri Rama dhe më pas të dy do të japin një konferencë të përbashkët për mediat.
Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan.
Axhenda
Në orën 10:00 Ceremoniali i pritjes zyrtare të Zotit Tusk nga Kryeministri Edi Rama
Në orën 10:10 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve.
Në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i KE Donald Tusk do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
/a.g/