Donald Tusk neser ne Tirane takim me kryeministrin Rama

big_km_tusk_lajmTIRANE, 21 Nëntor/ATSH/- Presidenti i Këshilli Europian, Donald Tusk, zhvillon nesër një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në axhendën e publikuar nga zyra e kryeministrisë bëhet e ditur se zyrtari i lartë i Bashkimit Europian do të pritet në orën 10:00 nga kryeministri Rama dhe më pas të dy do të japin një konferencë të përbashkët për mediat.

Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan.

Axhenda

Në orën 10:00 Ceremoniali i pritjes zyrtare të Zotit Tusk nga Kryeministri Edi Rama

Në orën 10:10 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve.

Në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i KE Donald Tusk do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama