Dora jote Ledhatarja


Dora jote ledhataja, ësht' e zbetë si qiri.
Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës.
Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës,
Shpirti im i frymëzuar regëtiu në llaftari.

Se me lëndë magjistare u pat bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj erë-e brumë dylli;
I dha hëna pak të ndezur, pluhur t'artë-i fali ylli,
E kështu m'u duk hirplotë- haj! o dor'e vashës, haj!

Në vështrim të dorës s'ate ç'pat, o! balli që m'u vdar?
Ç'pat qepall' e përlotur q'i ra pika tatëpjetë?-
Dor'e bryllt' e vashës s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetë,
Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar.

Dora jote që më dhimbset, dora jote që më çik;
Dora jote që më shtrihet sipër temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote që t'u nda më pesë fashe...
Dh'u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos ik...



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama