Dorehiqet dhe Rektori i ri bashke me ndihmesit. Universiteti i Prishtines ne krize

Dorehiqet dhe Rektori i ri bashke me ndihmesit. Universiteti i Prishtines ne krize

Brenda 24 orëve të fundit në Universitetin publik të Kosovës “Hasan Prishtina” kanë ndodhur disa dorëheqje. Pas dorëheqjes së mbrmmshme të rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi dhe të prorektorit Nuri Bexheti, sot ka dhënë dorëheqje edhe i Ushtruesi i sapoemruar i Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

“Sapo kam marr një letër nga Prof.Asoc.Dr. Naser Sahiti, i caktuar si U.D.i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjet e parakohshme, me të cilën më njofton se kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat që u kishte caktuar Këshilli Drejtues i UP-së. KD e vlerëson këtë vendim të prorektorëve Sahiti, Alija, Tahiri dhe Bajraktari, si shprehje të vullnetit të mirë për të ndihmuar proceset e ndryshimeve pozitive në UP të cilat tashmë kanë filluar në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në një njoftim të rektoratit të UP-së.

Në letrën dërguar Këshillit Drejtues të UP_së, të cilën e ka nënshkruar Naser Sahiti thuhet ”Ju njoftoj se nuk mund të pranojmë pozitat e U.D. rektorit dhe prorektorëve sipas vendimit tuaj të datës 08.02.2014, dhe kapim dorëheqje ng pozitat tona. Të gjithë si ekip, kemi konkluduar se këtë ofertë nuk mund ta pranojmë dhe kemi konsideruar se është e arsyeshme që të hapim rrugën e formimit të një ekipi të ri menaxhyes me bindjen se po ju ndihmojmë juve si organi më I lartë I Universitetit që të vazhdoni me masat që jeni duke ndërmarrë për normalizimin e situatës në universitet”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama