Dorehiqet drejtori i policise se burgjeve i emeruar pak dite me pare PD e akuzoi per trafik

Dorehiqet drejtori i policise se burgjeve i emeruar pak dite me pare, PD e akuzoi per trafik

Drejtori i policisë së burgjeve, Enrik Sulejmani i emëruar vetëm pak ditë më parë në këtë detyrë ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Sulejmani ka dorëzuar sot dorëheqjen tek drejtori i përgjithshëm i të burgjeve, Artur Zoto. Në letren e doreheqjes, Sulejmani shprehet se ky vendim vjen akuzave të pavërteta të hedhura ndaj tij ditët e fundit në media nga ana e PD.

“Dorëheqja ime vjen si pasojë e shqetësimit, në lidhje me disa lajme të pavërteta të botuara në media. Deklaroj se dorëheqja ime vjen me qëllimin e mirë, që nga kjo çështje të mos cenohet imazhi”, thotë Sulejmani.

Në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, deputeti i PD, Gent Strazimiri denoncoi emërimin e Sulejmanit në postin e drejtorit të policisë së burgjeve, pasi sipas tij ai ishte arrestuar në vitin 2003 me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, në kohën kur ishte kryepolici i aeroportit të Rinasit.

“Por, pak ditë më parë, Enrik Sulejmani rilindi, u gradua, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve. Njeriu që u shkarkua nga një ish-ministër socialist, sot me LSI-në si trafikant dhe njollë turpi i policisë së shtetit para 10 vitesh, u rilind pak ditë më parë duke u emëruar në krye të rreth 3000 policëve të burgjeve, dhe u ngarkua të ruaje të gjitha bandat e trafikut ndërkombëtar. Ai që portën që lidhte Shqipërinë me botën e shndërroi në portën e trafikut ndërkombëtar, sot pas 10 vitesh po i besojnë çelësat e qelive të trafikantëve”, – u shpreh Strazimiri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama