Dorehiqet sekretarja e Integrimitperplasje me ministren per emerimet

Dorehiqet sekretarja e Integrimit,perplasje me ministren per emerimet

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit, Etleva Çiço, ka dhënë dorëheqjen pak javë pasi mori detyrën e saj. Shkak për këtë dorëheqje është bërë anashkalimi dhe injorimi i pozicionit të sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri të ushtrimin e detyrës, veçanërisht në largimin dhe marrjen në punë të njerëzve në administratën e kësaj ministrie. Çiço i është drejtuar me një kërkesë me shkrim ministres së Integrimit Klajda Gjosha, në të cilën i argumenton dhe arsyet e dorëheqjes së saj.

Teksti i kësaj kërkese sjell në dritë procedura të paligjshme në shkelje të urdhrave, rregullave dhe ligjeve në procesin e largimit të stafit ekzistues dhe marrjes së njerëzve të rinj në këtë ministri.

Etleva Çiço është bashkëshortja e Ylli Manjanit, i cili mban postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, anëtar i Kryesisë së LSI-së dhe sekretar për Çështjet Zgjedhore në këtë parti. Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit ka punuar më parë si drejtoreshë e administratës në një nga bankat e mëdha private në vend. Pas 12 shtatorit, kur qeveria e re mori mandatin për të qeverisur, nga Ministria e Integrimit janë larguar dy sekretare të Përgjithshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama