Gjeti një unazë diamanti dhe ua dorëzoi të zotëve, të cilët e shpërblyen me një jetë pasaniku. Është një histori përrallash, por që realisht ndodhi në Kansas City, kur Billy Ray Harris u bë i pasur brenda ditës falë gjestit dhe ndershmërisë së treguar. Një nga ditët kur po rrinte në buzë të rrugës, gjeti një unazë që vlente plot 4 mijë dollarë. Duke mos pasur kurrë kaq shumë para, ai vendosi që të mbante unazën duke pritur kush do ta kërkonte. Dhe, pas pak kohësh, një grua bionde rikthehet duke e kërkuar pikërisht në atë vend. Billy Ray Harris vendos ta kthejë dhe çifti Sara dhe Bill Haring vendosin t’i japin fund varfërisë së lypsarit duke hapur një uebsajt donacionesh. Aktualisht në llogari të lypsarit, i cili tashmë mund të quhet me plot gojën i pasur, janë derdhur 200 mijë dollarë.