Dorina vajza e Gjergj Lekes ne shoun italian Faktor X

Dorina, vajza e Gjergj Lekes ne shoun italian 'Faktor X'
Nuk thonë kot që dardha bie nën dardhë!. Lajmi që një shqiptare është kualifikuar për të marrë pjesë në reality shoun "Faktori X" bëri xhiron e botës. Dhe nuk janë të pakta raste ku shqiptarët triumfojnë mes konkurrentëve nga e gjithë bota. Kështu ka ndodhur edhe me Dorina Lekën. Mbiemri i saj na vjen i njohur, e talentuar në këngë... e më tej mësojmë se është vajza e kantautorit Gjergj Leka.

Duket se Dorina e ka në gjak muzikën dhe si e tillë ka këmbëngulur që të jetë pjesë e realit shou "X Faktor" i cili realizohet dhe transmetohet nga televizionin Italian "Rai 2". Në këtë emision që evidenton dhe promovon talentet e reja do të jetë për herë të parë dhe shqiptarja Dorna Leka. I ati i saj ndihet shumë krenar që vajza ka arritur një sukses të tillë. Në profilin e tij në facebook është shprehur se; " të gjithë baballarët janë krenar për fëmijët e tyre.... por mua në fakt, vajza ime më ka bërë të ndihem krenar që jam baba. Faleminderit zemër".

Është një falënderim që Gjergji i bënë vajzës së tij 24 vjeçare për talentin e trashëguar dhe këmbënguljen artistike. Dorina jeton prej shumë vitesh në Itali, aty ka marrë dhe mësimet e para në muzikë dhe piano. Në i urojmë suksese Dorinës dhe shpresojmë të ndërtojë një tjetër emër të madh mes artistëve shqiptar që janë në botë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama