Borusia Dortmund po lufton me çdo mjet për të rikthyer në origjinë yllin gjerman Mario Gëce. Teksa largimi i Gyndoganit është pothuajse i mbyllur me Sitin, trajneri Tuhel pritet të bindë Mario Gëcen, i cili ka qëndruar nën hije këtë sezon te Bajerni. Sipas informacioneve të gazetës "AZ", Dortmundi dhe Bajerni kanë lënë takim të fshehtë për ditën e diel për të folur mbi fatin e mesfushorit. Kujtojmë që Gëce u ble nga Bajerni në vitin 2013, kur i pagoi klauzolën 37 milionë euro. "Jemi në fazë të rëndësishme.
Gëce është i mirëpritur në zyrën time për të folur mbi të ardhmen e tij", pati thënë Rumenige. Por në garë për kartonin e Gëces është hedhur edhe Jurgen Klop, i cili ka nevojë për yllin gjerman te Liverpuli.
Por pengesë për Mario Gëcen te Dortmundi duket se janë bërë fansat verdhezi, të cilët protestojnë në stadiume për tradhtinë e tij në 2013-ën.