Dosja Frroku Vladi paraqitet per te deshmuar sfunksionon video-konferenca

'Dosja Frroku', Vladi paraqitet per te deshmuar, s'funksionon video-konferenca

Paraqitet në seancën gjyqësore dëshmitari kyç i vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, seanca shtyhet për shkak të problemeve teknike në sallën e  video-konferencës. Fatmir Vladi, ose siç quhet nga prokurorët e çështjes Arben Ndoka ,do të dëshmonte sot për atë që kishte parë mbrëmjen e 24 shkurtit 2013.

Sipas burimeve, Vladi ishte vendosur në një sallë tjetër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për të dhënë dëshminë e tij me anë të një video-konference. Një defekt teknik ka bërë që seanca gjyqësore të shtyhet në orën 12: 30 të ditës së sotme. Seanca gjyqësore u realizua me dyer të mbyllura dhe nënë masa të rrepta sigurie.

Si autor të vrasjes së Dritan Lamajt, prokuroria ka arrestuar biznesmenin Arben Frroku. Viktima ka pasur disa konflikte të ashpra me të dyshuarin kryesor të vrasjes së tij. Vladi pretendon se e ka parë Frrokun në vendin e ngjarjes, në momentet e ekzekutimit të krykomisarit. Zbulimi i identitetit të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia, Fatmir Vladi, u zbulua nga Frroku.

Pas kësaj nisën hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për të gjetur personin që i dha informacione të akuzuarit, për identitetin e dëshmitarit kyç. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se ka filluar marrja në pyetje e disa efektivëve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, për të zbuluar skandalin, i cili vuri në rrezik jetën e Vladit.

Persona ende të paidentifikuar i vendosën një sasi tritoli, automjetit të Fatmir Vladit dhe ngjarja u mbajt e fshehtë prej policisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama