Dosja e FBI Steve Jobs i droguar i pandershem e koprac

Dosja e FBI: Steve Jobs i droguar, i pandershem e koprac
“I droguar, i pandershëm dhe koprac me familjarët e tij”. Kështu përshkruhet Steve Jobs në një raport të hershëm të policisë federale amerikane. FBI publikoi dosjen sekrete prej 191 faqesh në internet. Një dokument që rezulton shumë herë më “zbavitës” dhe e kundërta e biografisë zyrtare të babait të Apple e publikuar në “New York Magazine”.

Dokumenti i nis që nga viti 1985, kohë kur Jobs u paraqit në zyrat e federalëve për të kallëzuar një kërcënim që i bëhej nga një person anonim. “Më jep 1 milion dollarë, përndryshe do të hedh në erë”, ishte kërcënimi ndaj Jobs. FBI hetoi cështjen në fjalë, por kurrë nuk u arrit tek shantazhuesi. Por emri i Jobs do të rishfaqej në dosjet e FBI-së si kandidaturë për President në Këshillin e Eksporteve nën administratën e George Bush (babai). Ishte një post i lartë dhe me përgjegjësi, post për të cilin institucionet konsultojnë të gjitha të dhënat e kandidatëve, edhe jeta e tyre personale. Në grumbullimin e të dhënave për Jobs kanë kontribuar disa agjentë. Në raport babai i Apple përmendet si “përdorues i rregullt i drogës në vitet ’60-’70 (s’kemi të dhëna nëse e përdor akoma) dhe njeri pa integritet”.

“Shumë agjentë vënë në dyshim integritetin e Jobs si person, një njeri i gatshëm të mohojë të vërtetën dhe të shtrembërojë realitetin për të arritur qëllimet e veta. Në të kaluarën ai nuk u kujdes për vajzën e  tij të ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore. (Vajza e quajtur Lisa, lindi në vitin 1978 dhe u rrit nëpër institucionet e edukimit shtetëror pasi Jobs nuk njohu atësinë). Nga të dhënat e grumbulluara nga miqtë e ngushtë të tij, mund të themi se moraliteti i tij është i diskutueshëm”, thuhet ndër të tjera në dosjen e stërmadhe të FBI-së. I vetmi fakt “pozitiv” në dosjen e Jobs është ai që pohon se babai i Apple nuk ka “të afërm në vendet komuniste”. Dosja sekrete publikohet pak muaj pas vdekjes së Jobs që ndërroi jetë në 5 tetor të vitit të kaluar pas betejës së humbur me tumorin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama