Tiranë, 3 Nëntor/ATSH/-Punonjësit, pjesë e administratës publike tashmë do të kenë dosjen e tyre elektronike onlinë, që do të jenë pjesë e një regjistrit qëndror të personelit.
Falë projektit të binjakëzimit nisur në muajin Maj të vitit 2015, Departamenti i Admistratës Publike në Shqiperi, gjatë procesit të krijimit të dosjes elektronike ka qënë e asistuar nga ekspertë ndërkombëtare.
Ened Kërçini, Drejtori i Teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në Departamentin e Administratës Publike tha për ATSH-në se dosja elektronike krijon lehtësira dhe modernizon sistemin për të gjithë punonjësit, që janë pjesë e administratës.
"Dosja elektronike do të përmbajë të gjitha elementët që secili prej nesh ka në dosjen aktuale , që është pjesë në administratë publike. Ndryshimi qëndron në faktin se tashmë do të jenë online dhe transparente. Transparenca është mjaft e rëndësishme për të krijuar besueshmëri tek publiku dhe për t'iu përafruar sistemeve funksionalë që Bashkimi Europian aplikon", thekson Kërçini.
Kërçini shpjegon se si çdo dosje të punonjësit do të përmbajë të dhënat personale, fotografi, trajnimet, arsimimin dhe së shpejti do të bëhet lidhja edhe me pagat. Aktualisht janë hedhur në sistem të dhënat për të gjitha ministritë dhe do të vazhdojë procesi edhe me institucionet e tjera, pjesë e admnistratës.
Sipas tij, jo çdokush mund të shohë dosjen e secilit punonjës, por vetëm ai që ka të drejtën ligjore, si drejtori i burimeve njerëzore dhe drejtuesi i istitucionit.
"Procesi i reformës së administratës publike në Shqipëri dhe përafrimi i saj me standartet e BE-së është një kusht kyç për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian në të ardhmen. Por ky projekt është i rëndësishëm edhe sepse krijon një database mbi të bazën e të cilës funksiojnë kryesisht vendet e zhvilluara", sqaron Drejtori i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.
Ky projekt i zbatuar është një projekt binjakëzimi me Shkollën Kombëtare të Administratës (ENA) në Francë në partneritet me Shkollën Kombëtare të Administratës (SNA) në Itali me Departamentin e Administratës Publike në Shqipëri. Fondet janë pjesë e programit IPA të Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Projekti për krijimin e dosjeve elektronike përfundon në muajin Maj të vitit 2017. /z.t/ /a.g/