LULANI: Mo'! Po kush namën e zezë e bëri?
LULUA: Pulla!
LULANI: Pulla?
LULUA: Ajo, pra... Polli... Pulla polli!
LULASHI: Kalamishi sede Durazzo Filiali, corrispodenti... Agenzia marittima, spedicioni doganali Noleggi... Importazioni - esportazioni - commisioni - depositi-rappresentaze-transporti terrestri Kalamishi... Sig rezulton edhe nga fatjava e përshtatun me konditën e domosdoshme të bazave fetare përkatëse që janë... janë... që janë lehtësimi sa më i madh e shpejtësia në therje përmos me ndie kafsha dhimbjen e therjes... Kalamishi!
LULANI: As pulë as Llesh?!
LULUA: Po, po... (Merr gotën dhe e mbush.) As pulë as Llesh!...
Hë… (E shpik gotën.)
Hë …Tiku-Tiku!
LULASHI: Pena klasike... Shtypi... pi Qetësohu, baba!... Arritën biçikietat e modelit të fundit Lengano Arritën!... pi... Shtypi Qetësohu, baba!... Vizitoni Magazinën Rudolf Pë Gurashi… Baba... Çmimet e biçikletave janë jashtë çdo konkurrence Qetësohu... Kryevepra e kryeveprave të Shekspirit në Nacional Kurse në Magazinën Okazion keni manifakturë, specialitete dhe fantazi... Shtypi... Dasma madhështore e Princit Trashëgimtar të Iranit me Princeshën Fevzie... Në thertore nuk therin siç kanë therur më parë, sepse tash përdoren pistolet speciale... Dasma filioi me një darkë të shtruar nga Perandoria Riza... Riza Shah Pehlevi... në Pallatin historik të Gjylistanit Qetësohu, baba, qetësohu! Çdo orë të ditës... ke depoja numër dy gjeni qymyr të thatë... pa pluhur dhe drurë sobe... të prera... gjithashtu të thata e të qëndrueshme… Baba... Pastroni kapelet tuaja në Misto Qirko... Kundrejt Bashkisë… Me hekurosje e ngjyrime bëhen krejt të reja... Merren edhe fotografi të çastit...
LULUA: (duke lënë gotën e shpikur në sofër) Minjtë marrin erë edhe kur flenë.
LULANI: Marrin, Lulo, marrin... Kur kanë mundësi...
LULASHI: Baba... Telef telegër A.Gë.I. shet e blen, jep e merr troje për ndërtime, shtëpi, dyqane,
bujtina,acienda, Sifliqe... Qetësohu, baba, qetësohu! Dhuratat e dasmës janë ekspozuar në Sallën e Palloit
të Pallatit Gjylistan... Shet e blen dhe jep e merr... Te Kokobobo & C. Çdo lloj artikujsh-produkte të
zgjedhura italiane e gjermane...
Pistole speciale për thertore... Çokolatina - karamele - biskota-marmelata dhe pjie të jashtme keni në ëmbëltoren Perugina... Baba, qetësohu... Në ëmbëltoren Perugina... Po tokën? Telef telegër A. Gë. I. I... Ah, toka!... Më kanë thënë se po shitet, përveç pjesës ku varrosen pjesëtarët e familjes, tash gjashtë breza...
Qetësohu, baba!... Gjithë natën Teherani ishte i zbukuruar me drita përrallore... Shtypi... Selim Bak Perl Shpuza: Qetësohu, baba. Në shtëpi nuk kemi nji kurvë, por nji grue të dytë... Do të vijnë gjerarkët? Sigurisht... Meqë arritën biçikletat e modelit të fundit Legnano
Selim Bak Perl Shpuza: Qetësohu, baba! Në shtëpi nuk kemi nji kurvë, por nji grue të dytë.
(Heshtje shumë e shkurtër.)
LULANI: Qetësohu?!
LULASHI: Imprese diverse!
LULUA: Qyqja!
LULASHI: Mosaici e marmi artificiali?
LULANI: Baba... Qetësohu, baba!
(Lulashi përpiqet të çohet, por nuk mundet.)
LULUA: Col colori...
(Lulani kollitet, duke shikuar në një pikë të përcaktuar Lulua mbush gotën, por s'e pi, shikon në një pikë giithashtu të përcaktuar, por diku përpara këmbëve të tij, në dysheme.)
LULASHI: Te pavimenti... Një... Po, vetëm një, vetëm një grue e dytë. (Heshtje shumë e shkurtër)
Një.. Perl Shpuza: Qetësua, baba!... Qetësohu... Në shtëpi, baba, nuk kemi nji kurvë, por nji grue të dytë... nji grue, nji grue të dytë Mirëpo, plaku, eh, plaku nuk donte me marrë vesh, nuk donte… Gjithnjë shkonte tue thirrë: hej, në shtëpi kemi nji kurvë... kurvë! Dhe... Dhe tue pamë pranë atë fare Ëang Lungun... i tha menjëherë: unë, o Ëang Lung... unë kishe veçse nji grue... dhe na e lavrojshim tokën!... (Lulashi nuk mund të zotërojë veten, hidhet e përdridhet, çirret). Hej... Hej... unë them se kjo asht nji kurvë kurvë!... (Çohet në shtrat. Kërcënon me grusht). Dheplaku zgjohej me kësi fjalësh në gojë plot urrejtje... kundër Zambakut... Afrohej
te porta e Zambakut dhe thërriste: kurvë!... kurvë!...
(Lulashi rrëzohet në dysheme. Lulani vrapon kah al. Edhe Lulua. Rrokin Lulashin, por edhe
ata bien ai përpiqet t'u dalë duersh e të sulet dikah përpara).
LULUA: Lulash!
LULASHI: Kurvë!
LULANI: (duke u përpjekur ta kthejë në shtrat). Po, Lulash, po!
LULASHI: Ah!
LULUA: Lu... Lulash!
LULASHI: Kurvë!... Në shtëpi kemi nji kurvë!... Çirret me sa zë që ka) Kur-vo!