Takimi Mbarëkombëtar i Dramës shqipe mbyllet me disa propozime: data 15 prill të kthehet në një ditë takimi mbarëkombëtar të përvitshëm për dramën shqipe; ngritja e një sajti, ku të hidhen të gjitha veprat që të lexohen dramat shqipe; një herë në muaj të realizohet leximi i një vepre dramaturgjike që përzgjidhet; Festivali i Dramës Shqipe të kthehet në një Bienale, duke u realizuar njëherë në dy vjet, si dhe të ngrihet një forum me dramaturgë
Marjeta Larja
Marjeta Larja kujtoi se i ka përjetuar gjithnjë me shumë emocion rolet e saj në dramat shqipe. Gjithsej mund të jenë 15 role, tha ajo, duke kujtuar se ishte një angazhim i madh emocional duke filluar nga aktorët regjisorë, regjisori dhe dramaturgu, i cili qëndronte deri në premierë si pjesë e ekipit të shfaqjes. Seleksionimi cilësor është i rëndësishëm në art, sipas saj. “Roli i teatrit është të dalë mbi problemet e shoqërisë dhe të evidentojë ato, duke dhënë mendimin ndryshe”, tha ajo.
Me kritika mbi mënyrën se si është operuar deri tani në Teatrin Kombëtar në përzgjedhjen e dramaturgjisë shqipe, debate mbi cilësinë dhe rolin që duhet të ketë ky institucion në evidentimin e dramaturgjisë kombëtare, është shoqëruar dita e dytë dhe e fundit e takimit mbarëkombëtar për dramën shqipe. Një takim që nxori në pah krizën që ekziston në dramaturgjinë shqipe, pavarësisht prurjes së saj vitet e fundit. “Drama duhet të shkojë te publiku”, tha aktori Bujar Asqeriu. Publiku, sipas tij, u është larguar sallave të teatrit, ndaj duhet të nisë një strategji për të ofruar publikun në teatër, një strategji që duhet të nisë që në bankat e shkollës, duke i edukuar të rinjtë me dëshirën për të parë teatër.
Një tjetër arsye që do të nxiste shkrimin e dramaturgjisë është dhe motivimi financiar. Sipas aktorit, “dramaturgjia po paguhet me kuota të barabarta për çdo autor dhe diferencimi në vlera do të sillte më shumë produktivitet. Pavarësisht se vitet e fundit në teatër janë vënë më shumë pjesë nga dramaturgjia botërore, aktorja Marjeta Larja kujtoi se i ka përjetuar gjithnjë me shumë emocion rolet e saj në dramat shqipe. Gjithsej mund të jenë 15 role, tha ajo, duke kujtuar se ishte një angazhim i madh emocional, duke filluar nga aktorët regjisorë, regjisori dhe dramaturgu, i cili qëndronte deri në premierë si pjesë e ekipit të shfaqjes.
Seleksionimi cilësor është i rëndësishëm në art, sipas saj. “Roli i teatrit është të dalë mbi problemet e shoqërisë dhe të evidentojë ato, duke dhënë mendimin ndryshe”, tha ajo. Dramaturgu dhe kritiku nga Kosova, Arjan Krasniqi, u ndal në mungesën e kritikës në dramaturgjinë shqipe. Duke kujtuar një kastë të tërë kritikësh nga Kosova dhe Shqipëria para viteve ‘90, ai vuri theksin në nevojën për të ringjallur kritikën e teatrit. “Heshtja është problemi kryesor i dramaturgjisë sonë”, tha Krasniqi. Mungesa e cilësisë, por edhe evidentimi i vlerave në rastet ku ato shihen në vëniet në skenë të dramave shqipe, është një domosdoshmëri për të lëvizur mekanizmat e teatrit. Mbi mungesën e kritikës në dramaturgji ka folur dhe kritiku Pexhit Prençi. Sipas tij, sot “kemi kritikë të miqve dhe shumë pak kritikë cilësore që e nxit teatrin”. Skenaristi dhe dramaturgu Vangjel Kozma tha se ka ardhur koha që teatri të hapet ndaj tregut. Duke thënë se drama duhet të bëhet në teatër, ai shtoi se gjetja e formave për t’iu afruar tregut dhe publikut përmes veprave cilësore, do të ndryshonte të ardhmen e teatrit. Nxitja e leximeve të veprave të njëri-tjetrit është dhe një mënyrë e diskutuar për të kuptuar gjendjen reale të dramaturgjisë sonë, nivelin e saj. Aktori Neritan Liçaj tha se dramat që nuk mund të ngjiteshin në skenën e Teatrit Kombëtar, t’u kalonin teatrove të rretheve në mënyrë që të gjenin rrugën drejt skenës. Florian Çanga, regjisor i videoprojeksionit, foli për mungesën e njohurive që ka teatri ynë për këtë pjesë të rëndësishme të një vënieje artistike.
Duke bërë kritika ndaj Akademisë së Arteve, Canga tha se ka ardhur koha të mendohet për këtë element të rëndësishëm të teatrit. Diskutimet mbi teatrin u mbyllën me disa propozime: data 15 prill të kthehet në një datë takimi mbarëkombëtar të përvitshëm për dramën shqipe; ngritja e një sajti, ku të hidhen të gjitha veprat që të lexohen dramat shqipe; një herë në muaj të realizohet leximi i një vepre dramaturgjike që përzgjidhet; Festivali i Dramës Shqipe të kthehet në një Bienale, duke u realizuar njëherë në dy vjet; ngritja e një forumi me dramaturgë, është pika e fundit e propozuar. Propozimet e ngritura nga ky takim janë pika të rëndësishme mbi të cilën do të operojë dramaturgjia shqipe në të ardhmen. Pas viteve ‘90 ka pasur një largim nga dramaturgjia shqipe dhe pjesa më e madhe e veprave të ngjitura në skenën e Teatrit Kombëtar kanë qenë nga dramaturgjia e huaj. Krijimi i një politike apo strategjie, e cila do të mund të ruajë dramën shqipe, duke i dhënë vendin që i takon në morinë e shfaqjeve të tjera që duhet të ketë një teatër, është diçka e kërkuar prej vitesh nga artistët. Vetëm në konkursin e 100-vjetorit të Pavarësisë u paraqitën 31 drama, në një konkurs të shpallur nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, për dramën shqipe u paraqitën 15 vepra, në konkursin e përvitshëm për dramë kombëtare “Katarina Josipi” në Prishtinë për çdo vit konkurrojnë autorë të ndryshëm me mbi 50 vepra; pra numri i dramave të pretenduara është goxha i madh. Ka ardhur koha kur dramat shqipe të mos mbeten në sirtar.