Drejt shembjes ura e Ali Pashes

Drejt shembjes ura e Ali Pashes

Ura e Beçishtit e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që lidh qytetin e Tepelenës me 7 fshatra të tjera në bregun e Vjosës, çdo ditë kthehet në kërcënim për banorët, raporton Vizion Plus. Njëra prej këmbëve më të vjetra për shkak të dëmtimeve të shumta dhe reshjeve në fillim të shkurtit mund të shembet mbi lumë nga momenti në moment.

Sipas ekspertëve, ndërhyrja në këtë urë është emergjente. Vetëm 2 vjet më parë fëmijët kacavirreshin në kavot anësore të saj për të shkuar në shkollë pasi gjithë dërrasat ishin të kalbura. Kjo urë është një nyje e rëndësishme për të gjithë zonën. Rreziku lidhet edhe me humbjen e një monumenti të rrallë të periudhës së Ali Pashës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama