Drejtori i Google Po blejme nga nje kompani ne dite

Drejtori i Google: Po blejme nga nje kompani ne dite
Drejtori i Google, Eric Schmidt, ka dalë në konferencën Le Web për të folur rreth Android’it  dhe zgjerimit të gjigantit kërkues. Në këtë konferncë ai u pyet se pse kompania nuk ka blerë ndonjë kompani franceze. Në përgjigjjen e tij,  Schmidt me shaka tha  se Google tani është duke blerë rreth një kompani në ditë.  Kjo praktikisht nënkupton një numër të madh të kompanive të blera edhe për një kompani me xhepa të thellë si Google. Alexia Tsotsis nga TechCrunch arriti që të tentoj të konfirmojë këtë informacion, dhe aty mori përgjigje nga Schmidt se në fakt Google është duke blerë një kompani në javë.

“Por pse nuk i paralajmëroni këto gjëra” e pyeti ajo. “Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë”,  u përgjigj drejtori i Google. Siç është thënë në tetor, këtë vit Google ka shpenzuar 1.4 miliardë dollarë në 57 blerje gjatë këtij viti.  Natyrisht, Google në veçanti ka qenë agresive me blerjet e saj këtë vit, në veçanti në sektorin celularëve, në sektorin kërkues dhe atë social. Por, duke pasur parasysh potencialin e saj prej me 43 miliardë dollarësh , kompania vërtetë ka kapacitet për të blerë një kompani në ditë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama